Aplikimi për SPAK-un, Zef Brozi thirrje prokurorëve: Mos e humbni shansin të futeni në histori

Aplikimi për SPAK-un, Zef Brozi thirrje prokurorëve: Mos e humbni shansin të futeni në histori

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi u bën një thirrje të gjithë prokurorëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e SPAK-ut. Deri tani kanë aplikuar vetëm dy prokurorë dhe për këtë gjë, Brozi thekson se ka ndikuar edhe fakti se ligji për SPAK ka vënë disa kritere e kërkesa të panevojshme dhe tëpër kufizuese që po ndikojnë negativisht edhe për aplikimet. Megjithatë, ai u bën apel prokurorëve kurajozë dhe me integritet të mos e humbasin shansin.

“SPAK (Prokuroria Speciale) është një shans dhe nder i madh për prokurorët sot, por mbase dhe një shans i humbur përgjithmonë nëse ata nuk aplikojnë këto ditë. Duket disi e pabesueshme dhe lë një shije të hidhur fakti se ndonëse Shqipëria ka qindra prokurorë, vetëm dy prokurorë kanë aplikuar deri tani për në SPAK që pritet të krijohet dhe të fillojë punë pa vonesa të mëtejshme. SPAK dhe BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit) janë dy organet e reja dhe më të rëndësishmet e Reformës në Drejtësi. Të shërbesh në to do të jetë dhe privilegji dhe nderimi më i madh profesional. Në një shtet normal konkurenca për në këto organe do të ishte tepër e madhe. Por në Shqipërinë tonë të dashur duket se jonormalja po mbizotëron.

Mbase edhe fakti se ligji për SPAK ka vënë disa kritere e kërkesa të panevojshme dhe tëpër kufizuese po ndikon negativisht edhe për aplikimet. Mendoj se nëse ligji përkatës do parashikonte që për SPAK kanë të drejtë të aplikojnë prokurorët që kanë mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe që kanë të paktën dy vjet punë si prokurorë, si edhe prokurorët e tjerë që kanë jo më pak se 5 vjet eksperience, sot do kishte dhjetra e mbase qindra aplikime. Brezin e ri të prokurorëve ligji e ka përjashtuar sepse kërkon një eksperience pune jo më pak se 15 vjet.

Unë ju bëj apel atyre prokurorëve kurajozë dhe me integritet të mos e humbasin shansin që u jepet sot për të konkuruar sa më shpejt për në Prokurorine Speciale (SPAK). Prokurorët e kësaj prokurorie dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë shansin të futen në historinë më të mirë të Shqipërisë duke provuar me punën e tyre se edhe pushtetarët e ish pushtetarët e lartë të cdo kohe dhe rangu nuk do të vazhdojnë të jenë më të pandëshkueshëm për krimet dhe korrupsionin e tyre”thotë Brozi. Deri tani për t’u bërë pjesë e SPAK-ut kanë aplikuar Klodian Braho dhe Besnik Muçi.

Por çfarë është SPAK?
Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.

Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe kanë një mandate nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut