Plot 95 persona kanë rënë në pranga të policisë Italiane  në një operacion të madh anti-mafia i quajtur “Apokalipsi”. Në këtë operacion janë përfshirë karabinierët, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza. Deri tani policia ka arrrestuar 95 persona të ashtuquajtur “njerëzit e nderit” të akuzuar për bashkëpunim mafioz , zhvatje dhe krime të tjera.
 
Hetimet të koordinuara nga Drejtoria Anti-Mafia e qytetit të Palermos, bëri të mundur rindërtimin e organigramës së re të klanit historik mafioz që vepron në periferinë perëndimore të Palermos. Hetuesit kanë identifikuar udhëheqësit dhe pasuesit, duke siguruar provat për vënie të shumta të gjobave me dhunë nga pasuesit e “Cosa Nostra”. në biznese të ndryshme. Gjatë operacionit janë sekuestruar komplekse biznesesh me vlerë disa milionë euro. Në krye të rrethit të Tommaso Natale dhe Resuttana, sipas hetimeve, qëndron Xhirolamo Biondino, vëllai i Salvatore, shoferi i Toto Riinas. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe ishte kthyer për të komanduar klanin.
 
Duke u përpjekur të mos përfundonte sërish në burg Biondino jetonte si pensionist. Ai udhëtonte me autobus dhe nuk ishte parë të shoqërohej me rrethin e burra të tjerë të nderit.
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)