Apolonia, historia 2500-vjeçare “e lexuar” nga enët me figura të kuqe

Apolonia, historia 2500-vjeçare “e lexuar” nga enët me figura të kuqe

Vazo qeramike të gjetura në Apolloni

Qyteti i Apolonisë ndodhet pranë fshatit të Pojanit të Fierit, mbi shpatet e një kodre të vogël nga e cila dikur kontrollonte grykën e lumit Aôos (emri i lumit Vjosë në antikitet) përpara se ky të arrinte në detin Adriatik. Rrugët e lashta tregtar që kalonin nga lugina e Mallakastrës (nga latinishtja “Male Castra”, domethënë fortifikim i dëmtuar ose i braktisur) në drejtim të Adriatikut kishte si pikë qendrore në mbërritjen dhe largimin e anijeve në drejtim të Dyrrahut. Lugina e Vjosës e lidhte me rrjetin tregtar të realiteteve të fiseve ilire, por mbi të gjitha favorizonte marrëdhëniet me Maqedoninë dhe me fiset që përbënin Epirin e lashtë (Ps. Scyl 26; Strab. VII, 5, 8, C 316; Polyb. XXXIV, 12, 3.).

Për shkak të rëndësisë së saj strategjike Apolonia ishte historikisht qendra e dytë tregtare pas Dyrrahut (Durrësit) për prodhimin dhe përhapjen e enëve me figura të kuqe në Iliri por edhe një nga qytetet më të rëndësishme për marrëdhëniet tregtare që zhvilloheshin në jug të lirisë.

Sipas burimeve të lashta Apolonia u themelua si koloni nga Korintët në vitin 588 p. Kr. pranë grykës së lumit Vjosë në territorin e fiseve Ilire. Prania korinte në bregun jugor të Ilirisë është raportuar duke filluar nga viti 600 p. Kr.  me 200 banorë, në afërsi të një stacioni komercial (emporion).

Enët me figura të kuqe në Apoloni vërtetohen që nga fillimi i shekulli i V p. Kr. deri në fund të shekullit të IV p. Kr. Ato paraqesin skena që ndryshojnë nga jeta e përditshme deri tek ambientet në palestër, rafigurimi i perëndive si për shembull Nike, Erosi, Dionisi, etj. Nuk mungojnë importet nga mjeshtrit e shekullit të V p. Kr. të tilla si për shembull amforë dhe krater të prodhimit italiot.

Amfora i atribuohet “Piktorit të Amykosit”, mjeshtër i shkollës së Athinës, por i aktivizuar në realitetin e Lukanëve (fis i Italisë të jugut), që rafiguron të rinj lakuriq në palestër, por edhe efebë. Tek krateri kemi skenat e palestrës të “Piktorit të Ciklopit” me praninë e Nikes, kurse vajzat e rafiguruara konfirmojnë lidhjet me prodhimet e Lukanëve. Prania e këtyre vazove na lejojnë të shohim dhe të studiojmë stilin e këtyre mjeshtërve. Të dyja veprat janë ekspozuar tek Muzeu Historik Kombëtar.

Nga analizat e prodhimeve të Apolonisë klasa e lartë lokale preferon skenat me Erosin dhe Niken, veçanërisht këtë të fundit. Perënditë si Erosi ose Nikeja janë të përhapura në kulturën ilire, por ato janë gjithashtu edhe temat kryesore që rafigurohen gjatë shekullit të IV p. Kr. Tek enët mungon rafigurimi i Artemisës (perëndia kryesore e qytetit), që ka një kult shumë të përhapur edhe tek fiset ilire. Shumica e objektet të zbuluara vijnë nga nekropolët (varret) të gërmuara. Varret kanë një kuriozitet të veçantë: ato të mbuluara nxjerrin një inventar të pasur në krahasim me ato me një sarkofag ose me pithos.

Pjesa më e madhe e varreve datohet nga fillimi i shekullit të V deri në fund të shekullin e IV p. Kr. ku janë zbuluar qeramika në bojën e zezë, me shifra të kuqe, objekte metalike si thika,  strigël,  dhe amfora të thjeshta.

Varrezat me tumula prezantojnë karakteristika interesante: ato janë të thjeshta (gropa), të mbuluara me tokë, trupi i të vdekurit është vendosur brenda në varr pa një ndërtim dhe përdoren tulla ose pllaka për mbulim.  Inventarët pasurohen me enë të vogla të pikturuar me ngjyrë të zezë, të tilla si skyfoi, lekitë, por ka edhe vazo luksoze të prodhimit atik ose me figura të kuqë italiote.

Importet nga Italia e jugut përfaqësohen nga shumë elementë, ndërsa zbulimet lokale dëshmohen nga 208 elementë ose më shumë, këto të fundit mbulojnë të gjithë periudhën kronologjike nga shek. IV - III p. Kr. Nekropola e kolonisë shtrihet në lindje të qytetit, ndërsa komplekset me tuma janë dëshmuar nga shekulli VII - VI. p. Kr. der në shekullin e I p. Kr.. Nekropoli zë të gjithë kodrën e Kryegjatës, tumat e gjetura janë kaq të shumta,sa në vitin 2008 ishin zbuluar mbi 300. Zbulimi i kompleksit të tumës 1 ka ngjallur shumë interes, në fakt, ky lloj varrimi nuk gjendet në realitetet koloniale të kulturës helene të pranishme në tokën ilire ku ky lloj është i përhapur në rastin tonë në fisin e Taulantëve. Ky zbulim bëri të mendojmë se mund të ishin varrezat ilire të qytetit. Gjatë shekulli IV p. Kr. ilirët do të kenë një rol të rëndësishëm në institucionet e qytetit këtë na dëshmojnë epigrafet me emrat ilire.

Vazo qeramike të gjetura në Apolloni

Objektet të gjetura në inventarët e varreve janë shumë të ngjashëm me fqinjët e tyre helen aq shumë sa mund të flasim për kultet të përziera ilire-helene. Tek varret më të pasura, importet helen janë së bashku me ato të prodhimit lokal. Në fakt, prodhimi i enëve lokale shkon krah për krah me importimet.

Duke filluar nga gjysma e dytë të shek. VI p. Kr. intensifikohen marrëdhëniet tregtare me Athinën siç na dëshmohet nga importet e qeramikës me piktura të zeza si për rastin e amforës që rafiguron skenën egjigantomahia (ekspozuar tek Muzeu Historikë Kombëtar). Skena kryesore të amforës trajtojnë tematika e dyluftimit midis Athinasë, e paraqitur në variantin promahos, dhe gjigantit Enkelados, si dhe një episod nga mitologjia e luftës të Trojës, Poliksena duke shkuar për të mbushur ujë në krua shoqëruar nga vëllai i saj Troili (fëmijët e Priamit) duke u larguar nga ardhja e Akilit (që nuk është i rafigurar). Në këtë periudhë, këto lloje tip skenash me rafigurimemitike janë shumë të kërkuara nga aristokracia lokalesepse shprehin statusin e tyre të pushtetit.

Vazo qeramike të gjetura në Apolloni

Në Adriatikun lindor mbas humbjes e Athinës në luftën e Peloponezit dhe dobësimit ekonomik të polisit, ndryshon situata tregtare me rënien të konsiderueshme të produkteve atike. Duke filluar nga shek. IV p.Kr. deri në fillim të shek. III p. Kr. në tregjet e kolonisë shfaqen produkte të realiteteve fisnorë të Italisë jugore, si prodhimet apule, kampane, lukane. Kjo lloj situatë bën që të ndajmë në trefaza enët me figura të kuqe të zbuluara në Apoloni, nga importet atike, deri tek ato apulianë, dhe prodhimet lokale:

1) Prodhimet atikë të  shek. V – IV p. Kr. (më të vjetrat) dallohen nga stili i tyre, që karakterizohet nga cilësia e stilit figurativë, nga ngjyra i argjilës (trupi i kuq) me ngjyrën e zezë me shkëlqim. Në përgjithësi, në këto produkte shfaqen skenat e thjeshta të ashtuquajtura të jetës së përditshme, si të rinjtë në palestër, ose tema mitologjike me Silenë, Menadë, Erosi, dhe për përdorimin dekorativ plotësuese si palmeta apo elementeve të tjera floreal, rafigurim me meandër, si dhe forma të zakonshme si amforat, idriet, peliket, krateret, etj ...

2)Importet nga Italia e Jugut, por sidomos nga zonat e banuar nga fisi i apulëve, karakterizohen me ngjyrë të kuqe të ndritshme, skenat janë të pasura me pamje ose me elementë dekorative si gjethe palme ose degë të urthit. Megjithatë format e artefakteve janë të njëjta me ato te atikes. Një shembull shumë interesant është një kupë krateri me 8 figura që rafiguron Dionisin, Arianën dhe Erosin, të lidhur me fillimin e pranverës, i ekspozuar pranë Muzeu Arkeologjik i Tiranës, i cili thekson lidhjen tregtare që kolonia e Apolonisë mbante me bregun e kundërt të Adriatikut. Në fakt, stili i pikturës dhe cilësia atribuojnë origjinën e këtij prodhimit stilit apulë të fundit të shekullit të V p. Kr.– fillim të IV p. Kr. Por edhe njohja me ngjyrë të kuqe me amzonën kërcimtare, e cila mban në dorën e majtë një mburojë dhe një armë në dorën djathtë. Rafigurimi i amazonëve mund të simbolizojë botën ilire. Roli i femrës në botën ilire është i rëndësishëm, siç dëshmojnë burimet e lashta mbi rolin e mbretëreshës Teutës. Shumë interesante është krateri i ekspozuar në Muzeu Arkeologjik i Tiranës me skenat teatrale, me praninë e maskave, silenët dhe aktorët.

Qyteti antik i Apolonisë

3)Prodhimet e Apolonisë ndryshojnë nga prodhimet e tjera për një argjile të pastër me ngjyrë okër ose kafe të errët e karakterizuar nga një bojë më pak e trashë dhe me shkëlqim. Nga një pikëpamje stilistike i afrohen stilit atik. Në një analizë më të thellë, prodhimet lokal janë të lehta për t'u dalluar nga ato atikë por më të vështira të ndahen nga ato apuliane, për këtë arsye disa studiues kanë refuzuar prodhime lokale. Në gjysmën e parë të shekullit të IV p. Kr. intensifikohen prodhime lokale e enëve me figura të kuqe jo vetëm për qyteti, por edhe për tregun e brendshëm ilir. Në fund të shekullit të IV p. Kr. stili karakterizohet nga figura njerëzore dhe jo komplekse dhe në vend të kësaj preferohen përfaqësime të një lloji të thjeshtë sidomos teknikën me siluetë tek lekitët, me palmetat si motiv dekorativ, këto elemente janë të pikturuar me pastë të bardhë.

Apolonia luan një rol të rëndësishëm edhe për përhapjen e enëve me figurave të kuqe në realitete të tjera të Ilirisë jugore, si për shembull të Amantia, e cila kontrollonte rrugën e tregtisë që nga gjiri i Vlorës e cila e lidhte me Epirin në drejtim të Bylisit. Nga analiza e disa enëve të zbuluara në nekropol i kanë treguar se qyteti ka pasur marrëdhënie tregtare me realitete të tjera ilire po edhe me qendrat e Italisë të Jugut me qytetet Helene, Epiriote, etj...Me shumë interes është zbulimi i një krateri me figura të kuqe të prodhimit atik të shek. IV p. Kr., skena e parë tregon: dy meshkuj të rinj të ulur në një kline (krevat), pranë tyre qëndron një grua duke luajtur me tuba, ndërsa një i ri po kërcen, gjithashtu shohim edhe rafigurimin e një tavoline. Në anën të kundërt, dy individë të rinj që mbajnë respektivisht një disk dhe një strigël. Vepra duhet t'i atribuohet piktorit të “Grupit G.”. Vazo është ekspozuar tek Muzeu Arkeologjik i Tiranës.

Një vend tjetër pak i njohur është Përmeti në zonën e fisit të lashtë të Parauejt. Lumi Vjosa dhe lugina e tij ka favorizuar gjithmonë shkëmbimet e vazhdueshme me realitete të tjera. Në kohët e lashta kjo zonë ka qenë bashkim kulturor midis Ilirisë, fiseve të Epirit, Maqedonisë dhe Egjeut. Gjatë periudhës e bronzit, një pjesë e popullsisë ilire që ndodhet në këto zona do të vendoset në drejtim të bregut të kundërt të Adriatikut, duke formuar kështu realitetet historike të fiseve ilire në Italinë Jugore siç janë Apulët, Japigët dhe Mesapët. Tumat e zbuluara në Rapckë, Grabovë, Kutal, Piskovë, Këlcyrë, Kuqar, kanë nxjerrë në praninë disa fragmente qeramike që datojnë në periudhën helenistike-romake.

Në Krujë, pikërisht në fshatin Malkuç, nga gjetjet sporadike janë zbuluar disa lekitë me siluetë të prodhuara nga Apolonia.

Qeramika e ardhur nga Apolonia është sinjalizuar për shkak të afërsisë të saj në Fier, pranë fshatrave të qytetit, këtu janë nxjerrë në dritë disa tuma (20-30). Interesante është inventari i një varri tip sarkofagë ku gjetën enë me figura të kuqe e përdorur si kuti me eshtrat e të vdekurit pranë disa kupave të pikturuara me ngjyrë të zezë. Krateri i përket prodhimit atikë shumë i fragmentuar i ardhur nga Apolonia e cila është e tipit me “voluta - kolonë” në formë vezakë. Rafigurimi i pranishme në të dy anë nuk është i qartë; mund të shihen vetëm zbukurime të holla me gjethe të lidhura së bashku. Midis buzës dhe vegjëve motive me palmeta. Ky lloj “arti i lirë” i referohet shekullit të V p. Kr. sidomos veprave e rrethit të “piktorit të Eupolisit”.

Duke filluar nga shek. IV-III p. Kr. centralizimi politik në Iliri tregon një rritje të ekonomisë në këto zona, të karakterizuara nga kushtet e favorshme të zhvillimit urban, i cili shoqërohet nga kërkesa për punë të specializuar; kjo lloj pasurie na dëshmohet nga qarkullimi numizmatik (monedhat lokale) në këto zona.

Impulsi ekonomik i realiteteve ilire, si Amantia, Bylis, Orikum, Olympe, Belsh, Mavrovë, Dimal, Antipatrea, Irmaj, Lissus, Gajtan, Klos, Irmaj etj. na lejon të kuptojmë gjerësinë e rrjetit të produkteve të qeramikës e Apolonisë.

Apolonia gjithmonë ka përfaqësuar një qendër të rëndësishme ekonomike për botën ilire, sidomos për lidhjet me luginat e Vjosës, Semanit, Osumit, Devollit dhe realiteteve fisnorë të lidhur me Epirin që përdoren për kalimin e detyrueshëm të mallrave nëpër këto zona.

Marrëdhëniet tregtare shumë të rëndësishme me Dyrrahun (Durrësi) dhe me luginën e Shkumbinit, Matit dhe Drinit, përveç asaj të Vjosës, shtyjnë prodhimet e Apolonisë në drejtim të qëndrave të tjera tregtare ilire si Trebeništa, Pogradeci, Selcë e Poshtme, Lleshan, Zgërdhesh, Xibëri, Çinamaku, edhe me qendrat tjera e veriut të Ilirisë. Zbulimi i monedhave nga Apolonia dhe Dyrrahu në Ilirinë e veriut jashtë kufijve të Shqipërisë, na lejon të kuptojmë rëndësinë e këtyre dy realiteteve brenda territoreve të kulturës ilire. Ngjarjet historike të Apolonisë na janë dhënë në mënyrë fragmentare nga burime të ndryshme letrare të lashta, si për shembull nga: Herodoti, Tukididi,Aristoteli, Polibi,T. Livi, Straboni, Pausania, Stefan Byzantini, etj.

Aristoteli na tregon se Apolonia klasike dhe heleniste ishte një qytet oligarkik (Arist, Politika, IV, 4, 5, 1290b) në të cilën pushteti shtetëror ishte në dorë të një numër të kufizuar të pronarëve të pasur të tokës, me prejardhje nga familjet e para të kolonisë, të cilët përbënin një pakicë të vogël të popullsisë. Eliani na tregon se apoloniatët i dëbonin të huajt sipas ligjit të lakedemonëve (Spartanët), kurse epidamnasit (banorët e Durrësit), atij që deshironte, i jepnin të drejtë të vinte në qytet edhe të banonte (Hel, Varia Historia, XIII, 16).

Në kontekstin ilir-shqiptar Apolonia është një tregues i qartë i zhvillimit dhe prodhimeve e enëve me figura të kuqe.

Adriatiku për fiset e kulturës ilire ka qenë gjithmonë një rrugë e rëndësishme për komunikim. Qeramika me figura të kuqë është një shembull i qartë i lëvizjes së tij brenda kësaj rruge, jo vetëm në det, por edhe për rrugët e brendshme, ku Apolonia dhe Epidmanin – Dyrraho (Durrësi) ishin shtyllat kryesore të përhapjes së saj, veçanërisht në jug të Ilirisë. Qeramika me figura të kuqe nuk është një produkt i huaj ose thjesht një import, por është një tregues shumë i rëndësishëm i marrëdhënieve të lashta tregtare në territoret e kulturës ilire.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjona: 29/01/2019 17:28

    E vleresoj shume punen kerkimore te Arkeologut Dr.Jani Kocillari.Keto kerkime tregojne se sa nevoje kemi ne si komb te njohim historine e lashte te paraardhesve tane dhe te shohim rendesine qe shkembimet kulturore kane pasur ne formimin tone. Pergezime gazetes per botimin e ketij artikulli! Suksese te metejshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja