Apple, heq ''Google Maps'', nga pajisjet e saj

Apple, heq ''Google Maps'', nga pajisjet e saj
NEW YORK – Lufta mes Apple dhe Google po bëhet gjithnjë e më e fortë. Fabrika e Cupertinos është gati të mbyllë një tjetër kontratë me gjigantin e Mountain View, duke braktisur në këtë mënyrë përdorimin e hartave të Google (Google Maps), deri tani të përdorshme në aplikimet falas të IPhone dhe IPad.

Ky është një lajm që prej kohësh xhiron nëpër bloget e ndryshme dhe nëpër sitet e specializuara por tashmë ai është publikuar edhe nga prestigjozja Wall Street Journal. Ajo ka vënë në dukje se që prej vitit 2007, IPhone dhe Google Maps dukeshin dy shoke ideal, te pandashëm. Por tani Apple bëhet gati të hyjë në tregun e hartave me një tekonologji tërësisht të vetën, që do ti shfaqet publikut të hënën më 11 qershor në San Francisco, në vendin e qujtur WWDC 2012.

Në këtë prezantim të ri, Apple do të shfaqë edhe versionin e Open Street Maps, ku pika e fortë e saj do të jetë vizibiliteti në 3D.

(o/b.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja