Apple heq Kosovën nga harta, Rita Ora, Dua Lipa e shumë artistë shqiptarë peticion online kundër 

Apple heq Kosovën nga harta, Rita Ora, Dua Lipa e shumë artistë shqiptarë peticion online kundër 

Rita Ora dhe Dua Lipa

Kompania Apple” ka fshirë kufirin ndarës të Republikës së Kosovës me Serbinë në hartën e saj, duke i përfshirë në një shtet të vetëm. Kjo ka ngjallur shumë debat për shqiptarët e Kosovës, të cilët e konsiderojnë të papranueshme këtë.

Ndaj kësaj kanë reaguar edhe këngëtaret me famë botërore si Dua Lipa dhe Rita Ora, të cilat kanë nisur një peticion online.Kosova është shumë më tepër se numra, ekziston dhe duhet të respektohet”, shkruan Dua në postimin që ka shpërndarë. 

Edhe artistë të tjerë i janë bashkuar Duas e Ritës duke kërkuar vendosjen e Kosovës në hartë. Mes atyre që kanë reaguar janë edhe Gjiko, Capital T, Melinda Ademi dhe Morena Taraku. Reperi i njohur Gjiko ka publikuar fotografinë e hartës së Apple në profilin e tij zyrtar me mbishkrimin "Put Kosovo on the map". 

“Kosova ekziston dhe duhet të respektohet”,  ka shkruar në mbishkrimin e fotos këngëtarja Melinda Ademi. Gjithashtu edhe reperi Capital T, ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Instagram, ku ka bërë të njëjtën thirrje si kolegët e tij: "Put Kosovo on the map". (Vendoseni Kosovën në hartë.)

I njëjti problem është edhe për Palestinën, e cila nuk ka ekzistuar kurrë në hartën e “Apple”.

Postimi i arstistëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 20/07/2020 09:23

    Sic do thosjte i madhi Iloir Metà (por qe ka qene shume I ngarkuar dhe ka harruar) Shqiptare kudo qe jeni bojkotoni prodhimet e Apple mos blini asgje nga kjo kompani "serbomadhe".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!