Arabi, kamikazi hedh veten në
erë përpara konsullatës së SHBA

Arabi, kamikazi hedh veten në<br />erë përpara konsullatës së SHBA
Një kamikaz ka hedhur veten në erë shumë pranë konsullatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jeddah.

Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, nga sulmi i kamikazit kanë mbetur të plagosur dy oficerë të policisë që kanë qenë në shërbim në momentin e ngjarjes, por nuk ka pasur të vdekur.

Menjëherë pas ngjarjes policia vendase ka nisur hetimet rreth saj, por ajo çka dihet për momentin është fakti se Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar të gjithë shtetasit amerikanë që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjeve në Arabi Saudite, pasi rreziku është evident.

Sulmi ka ardhur  në orët e para të ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali