XHEDAH, 27 qershor /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, mbërriti sot në Xhedah, në Arabi Saudite, për zhvillimin e takimeve mbi çështjen e Sirisë, Irakut dhe kërcënimit të ngritur në rajon nga xhihadistët.
Gjatë vizitës së tij të shkurtër, Kerry duhet, përveç një takimi me mbretin Abdullah të Arabisë Saudite, të takojë shefin e koalicionit të opozitës siriane, Ahmad al Jarba, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë ka premtuar një shumë prej 500 milionë dollarë për stërvitjen dhe pajisjen e rebelëve të moderuar Sirianë.
Zyrtarisht mbështetja amerikane ndaj rebelëve sirianë kufizohej që nga fillimi i konflitkt në mars 2011 në një ndihmë jo të dëmshme me një vlarë në total prej 287 milionë dollarë, ndonëse CIA merrte pjesë në kuadrin e një programi sekret në stërvitjen e rebelëve të moderuar në Jordani./ /G.S/