Ahmad al Jarba dhe John Kerry
XHEDAH, 27 qershor /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u takua me shefin e opozitës siriane, Ahmad al Jarba, përkrahësit e të cilit mund të ndihmojnë, sipas tij, në luftimin e xhihadistëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Levant (SHIIL).
"Opozita siriane e moderuar ka aftësinë që të jetë një aktor i rëndësishëm për luftimin e SHIIL-së, Jo vetëm në Siri por edhe në Irak gjithashtu", deklaroi Kerry gjatë një takimi në Xhedah, ku ai ndodhet në kuadër të një vizite të shkurtër për çështjen e Irakut dhe Sirisë.
SHIIL-ja që është e pranishmegjithashtu edhe në Siri, kërkon të ngrejë një kalifat islamik që shtrihet në Irak dhe Siri. Ofensiva e saj kërcënon gjithashut vendet fqinje si Arabia Saudite dhe Jordaninë.
Shefi i opozitës siriane, nga ana e tij, kërkoi një angazhim më të madh të amerikanëve dhe të fuqive rajonale që të pengohet kriza në Irak.
"Ne kemi nevojë për një përpjekje më të madhe të SHBA-së dhe të fuqive rajonale për t'u përballur me gjendjen në Irak", deklaroi ai.
Duke kujtuar se grupi i tij ka gjithnjë e më shumë nevojë për asistencë, Jarba e cilësoi si shumë të rëndësishme ndihmën prej 500 milionë dollarë që presidenti amerikan Barack Obama i kërkoi sot Kongresit për të stërvitur dhe pajisur opozitën e moderuara siriane./
/G.S/