Arabia Saudite, arrestohen 200
persona, aksion anti-korrupsion

Arabia Saudite, arrestohen 200<br />persona, aksion anti-korrupsion<br>
Duket se aksioni i princit të kurorës të Arabisë Saudite Mohammad bin Salman nuk ka përfunduar me arrestimin e 11 princave të tjerë në vend.

Aksioni anti-korrupsion vijon të godasë personat e pasur në mbretëri. Në këtë operacion u shënjestruan princër, ministra dhe sipërmarrës.

Autoritet saudite njoftuan se mbi 200 persona u arrestuan në sagën e këtij operacioni.

“Gjithsej janë thërritur 208 persona për hetim, deri tani. Nga këta 208 persona, shtatë  janë lënë të lirë. Shtrirja e veprimeve të zbuluara të korrupsionit është shumë e madhe”, thuhej në komunikatën e prokurorit të përgjithshëm të mbretërisë.

“Shumat në total nga këto veprime arrijnë 100 miliardë dollar në rreth 10 vitë”, vijon komunikata e prokurorit ku shpjegohet se hetimi kishte tre vjet që kishte filluar.

Autoritetet kanë vendosur se të gjitha asesetet që janë të lidhura me afera korrupsioni do të konfiskohen në përfitim të shtetit.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online