Arabia Saudite, dalin dy pista për 
rrëzimin e helikopterit të princit

Arabia Saudite, dalin dy pista për <br />rrëzimin e helikopterit të princit<br>
Një princ saudit është vrarë kur helikopteri që po udhëtonte u rrëzua pranë kufirit me Jemenin, njoftoi televizioni shtetëror.

Princi Mansour bin Muqrin, zëvendës guvernator i provincës Asir, po udhëtonte me disa zyrtarë kur helikopteri u rrëzua, tha kanali i lajmeve Al-Ikhbariya.

Dyshimet e para janë se helikopteri mund të jetë rrëzuar nga Jemeni, pasi Arabia Saudite prej kohësh po udhëheq një operacion kundër rebelëve Huthi dhe ka bombarduar disa zona në Jemen.

Arabia Saudite tha se dje ka shkatërruar një raketë balistike, të lëshuar nga Jemeni, pranë aeroportit të Riyadit.

Por, një dyshim tjetër vjen edhe nga klima politike në Arabinë Saudite ku po bëhet një përpjekje e madhe nga princi i kurorës që të fuqizojë pozitat e tij në fron.

Duke qenë se princi i vrarë në helikopter është djali i një ish-princi të kurorës, mediat e lidhin ngjarjen me një eliminim të mundshëm politik duke parë që ai mund të ishte trashëgimtari i fronit në të ardhmen.

Gjithashtu këtë fundjavë, një spastrim anti-korrupsion vuri në pranga dhjetra njerëz, duke përfshirë 11 princa dhe katër ministra, në një masë që shihet për të çimentuar fuqinë e trashëgimtarit të fronit.

Trupi anti-korrupsion udhëhiqet nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Princi Mansour bin Muqrin, i cili vdiq në aksident, është djali i një princi tjetër ish-kurorë.

Babai i tij, Muqrin bin Abdul Aziz, u hoq nga gjysmë vëllai vet Salman disa muaj pasi mori fronin në vitin 2015.

Fati ekuipazhit të helikopterit mbetet i paqartë, por kanali lajmeve Saudite, Okaz, tha se raporte të pakonfirmuara tregonin që nuk kishte të mbijetuar.

Grupi kishte kryer një inspektim ajror të rajonit në atë kohë, tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online