Arabia Saudite mirëpret vejushat e Bin Laden

Arabia Saudite mirëpret vejushat e Bin Laden
RIAD – Arabia Saudite ka mirëpritur tre gratë e veja të Osama bin Laden dhe 11 fëmijët e tyre duke deklaruar se nuk ka arsye t’i konsiderojë të dyshimtë.

Të vejat e Bin Laden mbërritën në Xhedah në orët e vona të së enjtes. Tre gratë dhe 11 fëmijët u mbajtën në Pakistan për një vit pas vrasjes së kreut të Al Kaedës. Familjarët e Bin Laden u burgosën menjëherë pas operacionit që çoi në vrasjen e tij. Gratë dhe dy fëmijët më të rritur u akuzuan për qëndrim të paligjshëm në Pakistan dhe vuajtën një dënim me 45 ditë arrest në një vilë. Këtë javë familja u lejua të largohej nga Pakistani pasi zgjodhi të shkonte në Arabinë Saudite.

Në Xhedah të vejat e Bin Laden janë pritur nga familjarë. Një zëdhënës i qeverisë saudite tha se “Arabia Saudite veproi mbi konsiderata humanitare... për aq sa nuk ka asnjë raportim apo provë për përfshirje në akte kriminale apo të paligjshme“.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari