Arabia Saudite ndan informacionin sekret me SHBA-të: Irani po përgatitet të na sulmojë së shpejti

Arabia Saudite ndan informacionin sekret me SHBA-të: Irani po përgatitet të na sulmojë së shpejti

Flamuri i Arabisë Saudite

Arabia Saudite ka ndarë informacione me zyrtarë amerikanë që sugjerojnë se Irani mund të jetë duke u përgatitur për sulm të shpejtë në Mbretëri, kanë thënë tre zyrtarë amerikanë.

Shqetësimet për sulm të mundshëm në Arabinë Saudite vijnë teksa administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është duke kritikuar Teheranin për shtypjen e protestave të nxitura pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, sa ka qenë në mbajtje nga Policia për Moral, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Uashingtoni ka kritikuar Iranin edhe për dërgimin e qindra dronëve – dhe mbështetjes teknike – në Rusi, ashtu që kjo e fundit t’i përdorë ata në luftën në Ukrainë.

“Ne jemi të shqetësuar për pamjen kërcënuese dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me kanalet saudite ushtarake dhe ato të inteligjencës”, ka thënë Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Ne nuk do të hezitojmë të veprojmë në mbrojtje të interesave dhe partnerëve tanë në rajon”.

Një prej zyrtarëve që ka konfirmuar të dhënat, ka thënë se sulmi mund të ndodhë “shpejt, brenda 48 orëve”.

Megjithatë, Ambasada amerikane, dhe as ndonjë konsullatë në rajon, nuk kanë alarmuar amerikanët për diçka të tillë, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.

Shtetet e Bashkuara dhe sauditët kanë fajësuar Iranin për një sulm masiv të vitit 2019 në lindje të Arabisë Saudite, çka pati ndikuar në ndalje të prodhimit të naftës në Mbretëri dhe rritje të çmimeve të energjisë.

Iranianët patën mohuar se kanë qenë mbrapa sulmit, ndonëse dronët e njëjtë tani janë duke u përdorur nga Rusia në luftën në Ukrainë.

Marrëdhëniet e SHBA-së me Arabinë Saudite janë tensionuar kohën e fundit, pasi një aleancë e udhëhequr nga Riadi për prodhim të naftës, ka bërë të ditur në muajin tetor se do të zvogëlojë prodhimin e naftës për 2 milionë fuçi në ditë, duke nisur nga muaji nëntor.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të rishikojë marrëdhëniet me sauditët lidhur me këtë vendim.

Administrata amerikane ka thënë se zvogëlimi i sasisë së naftës së prodhuar, i ndihmon Rusisë që të rrisë të hyrat, derisa lufta e saj në Ukrainë hyn në muajin e nëntë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfons: 02/11/2022 09:30

    Ee mjekercjaper qe rrini me fustan pa breke, shpejt i kthyet syte nga usa,se deri dje benit si garipa duke ngritur cmimin e naftes me opec.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin