Mbreti i Arabisë Saudite caktoi princ djalin e tij Mohammed bin Salman. Një vendim i tillë shkon përtej linjës pasi sipas rregullit në krye të vendit duhet të ishte nipi i tij Mohammed bin Nayef.

Dekreti i monarkut do të thotë se, 31-vjeçari Mohammed bin Salman do të bëhet zëvendëskryeministër, duke e ruajtur njëkohësisht edhe postin e ministrit të Mbrojtjes.Vendimi i mbretit Salman  për të promivuar djalin e tij dhe për të konsoliduar psuhtetin  u përkrah nga 31 pjesëtarët e këshillit.

Si ministër i Mbrojtjes dhe zëvendësprinci i kurorës, 31-vjecari  ka drejtuar luftën e Arabisë Saudite në Jemen, e ka mbikëqyrur politikat energjetike të Mbretërisë së Gjirit, ndërsa Mohammed bin Nayef ka qenë shef sigurie për shumë vite.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com