Sumayya Jabarti, gazetare, është gruaja e parë që është caktuar si drejtoreshë e një gazete në Arabinë Saudite. Ajo tashmë është në krye të Saudi Gazette, një e përditshme prestigjoze që botohet në gjuhën angleze.
“Një shteg u hap, shpresojmë që të bëhët një derë.” kështu e komentoi emërimin e saj Sumayya Jabarti.
Jabarti shpreson që rasti i saj mos të jetë një i vetmi, por të shtohen gratë në poste drejtuese.
Në një intervistë për Al Arabiya, ajo deklaroi:
“Suksesi nuk do të quhet i plotë nësë nuk do të shohim gazetare të tjera vendase të zënë vende të rëndësishmë në median tonë.”
Redaksia online
(o.s/shqiptarja.com)