Arabia Saudite: Po karrierës së
grave, por në një qytet vetëm për to

Arabia Saudite: Po karrierës së <br />grave, por në një qytet vetëm për to
Një qytet vetëm për gratë. Ose më saktë, një qendër e madhe pune, plot me fabrika dhe zyra, e menaxhuar tërësisht nga personel femëror. Është ky projekti që po zhvillojnë autoritet e Arabisë Saudite, që nga njëra anë kërkojnë të ecin me të njëjtin hap me pjesën tjetër të botës duke ndihmuar aspiratat e femrave për të pasur një karrierë, por duke respektuar nga ana tjetër ndarjen mes gjinive, sipas ligjeve të rrepta fetare.

Ndërtimi i Hafuf, qyteti i ardhshëm i grave në lindje të vendit, duhet të nisë vitin e ardhshëm, siç njofton e përditshmja britanike Daily Mail. Objektivi është ai i krijimit të 5 mijë vendeve pune në industrinë tekstile, të farmaceutikës dhe atë ushqimore, të cilat do të drejtohen nga gra, do të punësohet personel femëror dhe linja e prodhimit do t’i dedikohet po grave.

“Jam i sigurt se do të mund të tregojnë aftësitë e tyre”, tha Saleh al Rasheed, zv/drejtor i Modon, enti industrial saudit, i cituar nga e përditshmja vendase al-Eqtisadiah. “Ka projekte për ndërtimin e industrive ekskluzive për gratë në zona të ndryshme të vendit”, shtoi ai.

Ndonëse ligjet fetare në Arabinë Saudite nuk pengojnë shprehimisht gratë që të punojnë, shifrat tregojnë se vetëm 15% e tyre janë pjesë e botës së punës. Nga ky realitet ka lindur edhe nevoja për një plan për të rritur nivelin punës së grave, në mënyrë që edhe ato të jenë pjesë integrale e zhvillimit të vendit.

Sipas mediave ndërkombëtare, plani saudit lind nga nevoja ekonomike e imazhi, dhe nuk ka të bëjë me një emancipim në planin kulturor: të drejtat e grave në Arabinë Saudite vendosen ende nga ligji i Islamit, sipas një interpretimi që i mohon universit femëror shumë prej lirive themeltare të njeriut. Shtatorin e kaluar, Mbreti Abdullah njoftoi se gratë do të mund të votojnë në zgjedhjet administrative të vitit 2015, por Arabia Saudite është ende vendi i vetëm në botë që nuk i lejon gratë as të ngasin makinat.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)