Arabia Saudite rezervon pritje
mbretërore për presidentin Trump

Arabia Saudite rezervon pritje<br />mbretërore për presidentin Trump
Ndalesa e parë e presidentit Trump në turin e tij të parë  është Arabia Saudite. Në Riad manjatit iu rezervua një pritje mbretërore organizuar nga mbreti Salman dhe të tjerë zyrtarë.

E gjithë vëmendja në këto ditë në Lindjen e Mesme është tek presidenti, zonja e Parë Melania Trump e sigurisht edhe tek Ivanka bashkëshorti Kushner të cilët shoqërojnë ciftin presidencial.

Dhe ajo cka vune re mediat ishte fakti që si Melania edhe Ivanka nuk u mbuluan me shami sic e do edhe tradita e Arabisë. Por ky nuk është i vetmi rast pasi edhe kreyministrja britanike May dhe kancelarja Merkel gjatë vizitës në Riad nuk janë mbuluar.

Turi i Trump pavarsisht jehonës së Russiagate do të zgjas 8 ditë dhe ai do të vizitojë qytete që u përkasin feve të ndryshme duke u ndalur në Palestinë, Bruksel, Vatikan dhe Sicili.

Presidenti amerikan do të shkojë në Vatikan për të takuar papa Frençeskun dhe më pastaj do të shkojë në Bruksel për të takuar vendet anëtare të NATO-s, para se t'i jap fund udhëtimit të tij në qytetin sicilian Taormina për takimin e G-7-ës.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024