Arbën Xhaferi:Shqiptarët nuk janë
pjesë e organizatave fondamentaliste 

Arbën Xhaferi:Shqiptarët nuk janë <br />pjesë e organizatave fondamentaliste 
MAQEDONI-Ish-lideri i PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferi ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoni dhe Ballkan, i kërkojnë zgjidhjet për problemet e tyre përmes BE, SHBA dhe NATO, dhe jo përmes organizatave fondamentaliste – politike.
Gjatë një aktiviteti në Tetovë mbajtur me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë, Xhaferi theksoi se “Organizatat e tilla të fshehta politike, të këtij tipi, për të cilat flitet në opinion, nuk ekzistojnë tek shqiptarët.” Sipas tij, shqiptarët janë të përcaktuar për të mbështetur kursin politik që diktohet nga BE, SHBA dhe NATO. “Shqiptarët jashtë këtyre institucioneve nuk kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë Ballkanin”, theksoi ish-kreu i PDSH-së, Arbën Xhaferi.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji