Arbër Zeka:Liami s’ka patur grup, atë e krijova unë

Arbër Zeka:Liami s’ka patur grup, atë e krijova unë
Hyri 2 javë me vonesë në shtëpinë e Big Brother dhe shpallet ai fitues i këtij reality show. Arbër Zeka, 24 vjeçari nga Prishtina, është konkurrenti i parë nga Kosova që fiton këtë kompeticion. Në një intervistë për THASH&THEM, Zeka shprehet i sigurt për fitoren e tij dhe ndalet tek marrëdhenia e tij me Liamin, ‘mikun’ e tij brenda shtëpisë. “ Liami nuk ka patur grup, atë e krijova unë “, thotë Arbëri i cili thotë se me Liamin u koordinuan për efekt loje. Ndërsa debatet me Ermalin Fituesi i BB5, Arbër Zeka, i cilëson si debate që kanë ndodhur mes dy konkurrentëve të fortë. Ai flet edhe për pëlqimin e tij ndaj Gertës, duke pohuar se ai ka qenë një pëlqim i dyanshëm.

Çdo të thotë të jesh fitues i BB5?
Ndihem shumë mirë, që jam fitues pasi mundi që bëra u shpagua më në fund. Jam krenarë për faktin, që të bësh një publik shqiptar kudo që ndodhet për vete , që të të votojnë duhet të japësh shumë nga vetja dhe të jesh ndryshe nga banorët e tjerë. Këto kam dashur të bëj gjithnjë dhe besoj se i’a kam arritur qëllimit. 

Cili publik mendoni se ju votoi apo nuk bëni dallime?
Më kanë votuar shqiptarët kudo që ndodhen brenda dhe jashtë Shqipërisë. Por është e padiskutueshme që më kanë votuar ndoshta pak më shumë publiku kosovar, meqë jam nga Kosova, por kjo nuk do të thotë që nuk më kanë votuar edhe shqiptarët e vendeve të tjera. 

Liami ka thënë që ai është penalizuar pikërisht për këtë fakt, ju si mendoni?
Është mbase gabimi Liamit, pasi nuk është e rëndësishme nga vjen. E rëndësishme është kush je dhe sesi përfaqësohesh. 

U futët 2 javë me vonesë në BB, sa e kishit ndjekur lojën e banorëve?
E keqja ime ishte që unë nuk i kam ditur emrat e tyre, nuk doja ti shikoja sepse mund të krijoja një opinion ndryshe për ta, pasi ndryshe është ti shohësh gjërat nga jashtë dhe ndryshe ti përjetosh aty brenda. 

Çfarë “armësh”, përdorët për të fituar?
Asgjë më shumë nga ato që kam. Nuk zbuluar armë të reja, sepse do të isha fallco. Kjo mbase është edhe arsyeja që fitova. Kam dhënë 100% nga vetja ime, kam përdoruar të gjitha ato eksperienca që kam mësuar nga jeta dhe kjo më rezultoi si mënyra më pozitive. Mund të them që kam qenë banori më i sulmuar, që nga dita që jam futur e deri kur kam dal, po e bukura është që ajo që më ka bërë mua fitues. Megjithatë ishtë një lodhje shumë e madhe psikologjike. 

Pse mendoni se ju sulmuan?
Po sepse panë një banorë shumë të fortë aty brenda dhe ky ishte synimi i tyre, që ta heqim Arbërin por nuk u rezultoi e suksseshme. 

Keni qenë një nga banorët që edhe jeni sulmuar edhe keni sulmuar, mos ishte kjo një strategji loje?
Nuk ishte statregji. Në momentin që mua nuk më pëlqente diçka tek banorët, normal që do të ndërhyja dhe do të diskutoja për atë çështje. 

Cili nga banorët nuk ju pëlqeu fare?
Varet si i sheh banorët, por më e mira brenda shtëpisë është që të mos kesh shumë marrëdhënie, me banorë që nuk e kanë jetën e gjatë brenda shtëpisë. 

Në fakt, ju u pozicionuat më tepër më Liamin pse zgjodhët pikërisht atë?
Kjo është marrëzia më e madhe, Liami nuk ka patur grup atë e ka bërë Arbëri. Grupi nuk ka pasur kryetar, kam qenë unë, Geri, Liami dhe Dritani. Unë me Liamin nuk kam asnjë virtyt të përbashkët. 

Ne ju kemi parë si një dyshe shumë të fortë dhe miqësore?
Ne u koordinuam mirë me njëri-tjetrin në sensin e lojës, kemi patur kulturën dhe mënyrën e komunikimit komplet ndryshe, mbase konceptin e lojës e kemi patur pak a shumë të njëjtë dhe kjo na ka bërë që të ishim të dy të fuqishëm. Por unë gjithnjë e kam thënë që do të vinte dita ku ne të dy ta sulmonim njëri-tjetrin. 

E prisnit të ishit të dy në përballje momentin e fundit?
Realisht e kam pritur, por me kalimin e javëve e dija që isha fitues i këtij BB. Kjo për faktin sepse e dija çfarë kisha bërë brenda asaj shtëpie, dhe e dija që do të isha fitues. 

Si lindi debati juaj me Liamin?
Lindi gjithçka spontanisht të paktën nga ana ime, por Liami kishte akumuluar shumë gjëra. Nuk u ndjeva mirë dhe ia ktheva përgjigjen me të njëjtën monedhë. 

Si janë marrëdheniet tuaja tani që jeni jashtë, jeni takuar?
Po jemi takuar, kemi dal, përshëndetemi unë e kam mik të mirë. Nga ana ime do të jetë mik i mirë, nuk e di nga ana e Liamit. 

Me cilët nga banorët ruani kontakte?
Unë e kam thenë edhe brenda që shkojë shumë mirë me Erionin dhe është një nga personat që më vjen mirë që e kam takuar .Ai është një djalë shumë i edukuar dhe me zemër të mirë . 

Një nga banorët që keni debatuar ka qenë edhe Ermali, pse?
Pavarësisht se kam debatuar me Ermalin ne na janë përputhur shumë ide. Pra ne kemi diskutuar për jetën sociale, ekonomike , etj, mendojë se Ermali është një djalë me bagazh. Të fortët diskutojnë mes tyre. 

Po me Francesken pse ziheshit?
Me Françeskën nuk më përshtaten idetë. Për moshën që kishte ajo eci goxha mirë po kaq. Nuk më ka lenë mbresa të veçanta Françeska. 

Si i shikon si çift?
Si çift janë mirë. Mendoj se shkojnë mirë, janë një dyshe simpatike. 

Po marrëdhëniet tuaja me dy konkurrentët e tjerë kosovar të BB, si do ti cilësonit?
Me Elvisin kam qëndruar vetëm një javë, ndërsa me Metin kam patur marrëdhënie shumë të mira. Ai është një djalë i mire e falenderojë që më ka bërë goxha publicitet jashtë BB. 

Keni debatuar shumë edhe me Gentën , ku qëndronte problemi?
Genta ikte sa andej këtej dhe viktimizimi i saj ka qenë shumë i dukshëm , ka qenë lojtare e mëshirës. Ajo ka luajtur me kartën të më votojnë sepse unë vij nga fshati, nuk kam patur një jetë të mirë, më kanë keqtrajtuar, etj. Por gjithashtu nuk më ka pëlqyer as afeksioni i saj për famën. Nuk është e rëndësishme të jesh i famshëm, por e rëndësishme është që ti ta bësh emrin dhe jo emri ty. 

Çdo të bëni me lekët e fituara?
Llogarinë nuk e kam unë e ka babai im, ato janë lekët e prindërve të mi, do bëhet ç’është më e mira për ta. 

Si do ta menaxhoni famën?
Do të jem Arbëri, nuk do fluturojë në qiell. Është një famë që njerëzit të mbështesin dhe pastaj të lenë për asgjë. Jam i lumtur që në Tiranë më përshendesin nga të gjitha grupmoshat. 

Çfarë do të bëni me studimet?
Do ti vazhdojë studimet por do të aplikojë edhe për punë në Prishtinë. 

Keni më simpati për Gertën ashtu si brenda shtëpisë?
Simpatia me Gerin ka qenë e dyanshme , nga ana ime dhe asaj. Ajo është vajzë e bukur, e mirë tani jemi miq. 

Do t’iu mungojë Tirana?
Do më mungojë Shqipëria dhe publiku shqiptar, do më mungojë ata që më kanë votuar, por nuk është shumë larg Tirana. Ne jemi afër kemi një gjuhë, kemi një flamur dhe mënyra si mendojmë është e njëjta. 

Sa do justifikoni faktin që jeni ju banori i parë nga Kosova që keni fituar BB?
Unë në radhë të parë kam përfaqësuar Arbërin, po më vjen mirë që edhe rinia kudo që janë më kanë pëlqyer. Ata që aplikojnë në BB, dua tu them që duhet të dinë si të veprojnë dhe si të menaxhojnë veten në formate të tilla.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull