Ndeshja e sotme që do të zhvillohet në Palermo, mes Italisë dhe Shqipërisë, do ketë pa dyshim mbështetjen e shumtë tifozëve shqiptarë.
Veç emigrantëve shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj, edhe arbëreshët do të mbështesin kombëtaren kuq e zi.
Ata kanë zbarkuar edhe në shkallët e stadiumit, ku do të luhet ndeshja. Me një banderolë të madhe ata shprehin mbështetjen për Shqipërinë.
‘’Italia shpirti im, por sonte do bëj tifo për Shqipërinë’’,-kjo është përmbajtja e banderolës së tyre.
Ndeshja Itali-Shqipëri do të luhet në orën 20:45 në kuadër të eliminatoreve “Rusi 2018”.

(Banderola e arbëreshëve)
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com