Arbana:E vërteta e sherrit në
shoqatë, më hodhi gotën në fytyrë

Arbana:E vërteta e sherrit në<br />shoqatë, më hodhi gotën në fytyrë
TIRANE- Sevim Arbana drejtuese e shoqatës Në Dobi të Gruas Shqiptare” nëpërmjet një postimi në facebook tregon të vërtetën e saj për sherrin me Manjola Osmanin, pjesë e stafit të kësaj shoqate.
   
Sevim Arbana është konfliktuar me Manjola Osmanin në ambjentet e brendshme të zyrave të shoqatës. Konfliktimi ka qenë aq i fortë sa ka degjeneruar dhe në kanosje e përdorim të sendeve të forta, ku dy zonjat i janë drejtuar më pas policisë për ndihmë dhe materialet i janë referuar prokurorisë për veprën penale të kanosjes.

Ajo tregon se pas mbylljes së projekteve për shkak të konflikeve të mëdha Z. Manjola Stafani, të hënë pas një jave që ishte njoftuar për pushimin nga puna, Manjola kishte shkuar në zyrën e saj dhe pas disa fjalësh e fyerjesh, ka marrë gotën që e kishte në tavolinë dhe i kishte hedhur fillimisht lëngun e më pas gotën.
 
Arbana pranon incidentin por sulmon median se po merret me ngjarje shume pa interes për hallet që ka ky popull, por ka për qëllim të godasë figurën e saj publike dhe OJF që shpesh përfliten në media që marrin e vjedhin para e nuk bëjnë asgjë.

Sherri tërhoqi vëmendjen në një kohë kur vetëm në 72 orët e fundit krimi ndaj gruas shkaktoi 3 viktima dhe këto shoqata duhet të japin ndihmën e tyre në parandalimin e dhunës.


 Apel levizjes se gruas, rreth nje incidenti me emrin tim
Tirane, 17 Korrik, 2013


Te nderuara mike!

Sic e keni pare, ka dy dite, qe gjithe mediat, jane aktivizuar mahnitshem per te pasqyruar gjoja nje incident qe ka ndodhur ne ambjentet e shoqates se grave.
Perse kaq te devotshme? Perse kaq shume faqe, kur ne te gjitha e dime, c kemi hequr e c heqim per te pasqyruar problemet tona ne keto faqe?
Problemi eshte se , gati dy vjet, shoqata qe une drejtoj, eshte perfshire ne nje lume shpifjesh, akuzash, denigrimesh, me qellimin e vetem; te eliminojne personin tim, i cili u ka zene rruget per afera dhe dallavere, qe nuk i shkojne per shtat nje shoqate.
Autorja e shkrimit ne fakt, n uk eshte ajo punonjesja qe te gjithe ne shoqate e njohin, ; e pushuar tri here, dhe e emeruar me tituj qe s kane lidhje nga dikush tjeter dhe jo nga une si punedhenes, e etiketuar si nje person qe krijon konflikte dhe ka nje fjalor jo pershtashem.
Autorja e shkrimit eshte nje person qe lufton me gjithe mjetet e duhura Sevim Arbanen permes; shpifjeve, shantazheve, peticioneve, deklaratave, qe gati nje vit rresht u ka kerkuar stafeve.
Kur nuk ja doli, perdori aktin e fundit; median qe e zoteron me dy pesonat e saj te afert.
Cfare ka ndodhur?
Projektet e shoqates u mbyllen .
Shkaku ishte konflikti i madh dhe gjerat e tjera, e si rrjedhoje, stafet ngelen pa pune.
Kjo u shfrytezua haptas nga personi qe pretendon se ka dhene jeten per shoqaten dhe beri qe disa punonjes te manipulohen.
Z. Manjola Stafani, diten e hene, pas nje jave te marrjes se Njoftimit per shkeputje te maredhenieve financiare’ hyn ne zyre time, ku ndodhej shoferi i shoqates, e pas disa fjalesh e fyerjesh, merr goten qe kisha ne tavoline dhe ma hedh ne fytyre;fillimisht lengun e me pas goten.Provat jane ende ne zyre, per t’i pare prokuroria.
Fill pas kesja, une bej denoncimin ku jepet deklarata nga te dy palet. Provat ndodhen ne prokurori dhe kjo e fundit do te veproje ne baze te Ligjit dhe Kodit Penal.
Nderkohe media, (tre gazeta), duke shfrytezuar n njohjet e tyre, duke anashkaluar te verteten( ne telefonaten qe me ben) e pasqyron kete ‘ngjarje’ shume pa interes per hallet qe ka ky popull, por me qellimin e madh, qe me nje gur te vrase dy zogj;
• Te godase nje figure publike(duke i bere qejfin kolegut i cili e ka rekomanduar artikullshkruesin)
• Te godase keto OJF grash, qe shpesh perfolen nga mediat, qe marrin e vjedhin para e s bejne asgje.
Pra media, arriti te beje nje skup mediatik, duke demtuar jo vetem mua, po gjithe perpjekjet tona.
E ndodhur ne nje pozicion shume te veshtire, e vetme ne nje lufte pa skrupuj per gati dy vjet, e pergojosur nga familja, pozicioni dhe gjithcka, sot keta njerez, duke patur fuqine e pushtetit qe e kane patur mbeshtetje, parase se pamerituar, mediave klanore, etj, me bejne keto akuza publike , qe jane teper ordinere.
Nese ka dicka qe mund te vertetohet, jane deklarat tona ne polici, te cilat i kalojne prokurorise. Ato jane lehtesisht te verifikueshme, dhe mund te tregojne se kush e pse genjen.
Sot, e ndodhur ne kete situate te jashtezakonshme, ne gjithe jeten time 20 vjecare, ne frontin e perpjekjeve per te drejtat e grave, ne 20 vjet te jetes sime,, e nderuar deri ne shkallen me te larte, sic eshte ajo e Cmimit Nobel ne 2005, ku asnje incident i tille ose i perafert s ka ndodhur me asnje staf, kolege apo njeri, ku maredheniet e mia me gjithe njerezit kane qene me paqesore se duhet, me tolerante se duhet, ku une si drejtuese kam ngritur nje institucion qe shume veta e quajne dhe e konsiderojne veten leader , ndodhem ne kete situate absurde, tipike per disa njerez te shoqerise shqiptare, te cilet vazhdojne te bejne skenare te shemtuara.
Sot, ne kete situate te rende per mua, Ju drejtohem ju miqte e mij reale e virtuale, jo vetem per te kerkuar nga ju mbeshtetjen tuaj, po dhe per t ju informuar, e treguar, qe keto jane thjesht baltosje, te nje media te paguar e te shpifur, qe nga klanet e saj ajo pranon ta beje te bardhen te zeze e te zezen te bardhe.
Sinqerisht

Sevim Arbana
Presidente e NDGSH

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore