Arbana Osmani 'nuk lëshon' të
shtunën, synon audiencë maksimale

Arbana Osmani 'nuk lëshon' të<br />shtunën, synon audiencë maksimale
Arbana Osmani mund të jetë larguar nga moderimi i "Big Brother", por ajo s'ka ndërmend të heqë dorë nga orari 'prime time' i famshëm i së shtunës.

Mbrëmja e ditës së shtunë ka audiencën më të lartë dhe nga data 31 Tetor, në Top Channel do të keni mundësinë të ndiqni një Arbana Osmani 'të re dhe të përmirësuar' me formatin më të ri, emisionin "I can do that".

Osmani është përfolur shpesh sikur është 'spostuar' nga kolegu dhe miku i saj, Ledion Liço. Derisa të fillojë edicioni i ri i "Big Brother", mamaja e re do të ketë në patronazh 9-tën e famshme të së shtunës.

Suksesi mendohet të jetë i garantuar por jo vetëm prej kthimit në ekran të moderatores të famshme sesa prej emrit të producentit Rezart Aga i cili vitet e fundit ka treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme për të realizuar sukseset më të mëdha televizive në Top Channel e të largohet prej tyre, atëherë kur e ndjen që suksesi është zbehur.

Ai është producent i edicioneve të para të Big Brother, prej të cilit hoqi dorë për të sjellë “Master Chef” e tani së fundmi sjell “I can do that”.
arbana osmani
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit