Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzojnë sot dashurinë! Dasma e ‘blinduar’, ndalon të ftuarit të ndajnë foto dhe video nga ceremonia

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzojnë sot dashurinë! Dasma e ‘blinduar’, ndalon të ftuarit të ndajnë foto dhe video nga ceremonia

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj do të kurorëzojnë lidhjen e tyre disa vjeçare, pikërisht sot më 17 qershor, në një ceremoni private në Toskana, Itali.

Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ku të ftuar do të jenë personazhe të njohur të botës së ekranit dhe showbizit shqiptar, nuk do të na zbulojë pothuajse asnjë detaj, përveç atyre që çifti do të zgjedhë t’i ndaj vetë me fansat dhe ndjekësit.

Çifti dëshiron të ruajë privatësinë në maksimum, ndaj kanë bërë një kërkesë të rëndësishme, e theksuar edhe në ftesën që të ftuarit kanë marrë, në të cilën thuhet se duan të respektohet dita e tyre, pa postime, foto, video në rrjetet sociale.

Çifti ka pajtuar edhe një skuadër sigurie për ta ruajtur gjithçka sa më private.

Pak orë para ceremonisë martesore, Arbana ka ndarë një foto të mikeshës së saj të ngushtë, Xhemi Shehu dhe të dy djemtë e saj të cilët shihen buzë pishinës në një vilë në Itali.

Asnjë foto apo video nga përgatitjet që po bëhen për dasmën që do të mbahet në Toskana, nuk janë zbuluar ende.

1/2
M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pista: 19/06/2023 10:43

    Horrori shqiptarë, analfabetizëm i pështirë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI