Në postimin e fundit të moderatores së “Big Brother Vip Albania”, Arbana Osmani, komentet mbi mënyrën se si ka diskutuar ajo me banorët  kanë qenë të shumta nga ndjekësit, madje i kanë thënë se ka përdorur një ton të vrazhdë dhe ka qenë e tensionuar. Por nuk kanë munguar as përgjigjet e Arbanës.

Një ndjekëse i bëri Arbanës pyetjen: “Moj Arbana, si ka mundësi që këtë vit rri me nerva gjatë gjithë kohës? Na mungon ai pozitiviteti që jepje vitin e kaluar”, shkroi ndjekësja.

 Arbana iu përgjigj duke shkruar: “Vetëm se nuk qesh kur temat për të cilat diskutohet janë serioze, nuk do të thotë që “rri me nerva”. Edhe vjet ka qenë njësoj, edhe vitin tjetër do të jem njësoj. Po ju, nga vjet kujtoni finale, se ajo ishte e fundit dhe finalet janë gjithmonë të bukura. Pozitiviteti aty është gjithmonë se është pjesë e imja, nuk e zhbëj dot edhe sikur të dua.

 Pak kohë më parë u përfol gjatë në rrjet një krisje e marrëdhënies midis Arbana Osmanit dhe Lori Hoxhës. Dyshimet nisën fillimisht nga rrjetet sociale, ku prej muajsh nuk kishte asnjë postim të përbashkët të tyre. Por, në një dalje të saj të fundit, moderatorja u shpreh se raporti i saj me pronaren e “Top Channel” nuk kishte nevojë për fjalë, prandaj kishte zgjedhur të mos reagonte.