Arbana, zbulon 1 prej 1001 Pse-ve :
 Dua të bëhem nënë

Arbana, zbulon 1 prej 1001 Pse-ve :<br /> Dua të bëhem nënë
Ndoshta emisioni “1001 Pse” dhe kontakti i drejpërdrejtë me fëmijët e ka bërë Arbana Osmanin që të kuptojë se ka ardhur moment i duhur për të provuar ndjesinë e mrekuellueshme të të qënit nënë. Këtë sekret e ka zbuluar vetë prezantuesja e njohur e Top Channel teksa i është përgjigjur një nga pyetjeve të fëmijëve protagonistë në emisionin e saj. Në këtë mënyrë edhe publiku ka mundur të zbulojë 1 prej 1001 pse-ve të Arbanës. Prej vitesh ajo ka një lidhje të gjatë, po duket se përtej mosdëshirës për të mosfolur asnjëherë për lidhjen e saj, Arbana më në fund na ka zbuluar një prej dëshirave të saj të fshehta. Edhe pse nuk ka përcaktuar me saktësi se kur do të ishte gati për të hedhur hapin e madh, Arbana duhet të llogarisë në këtë pikë edhe karrierën. Të mendosh që ajo shfaqet pothuajse në çdo sezon televiziv, nëse vendos për një shtazëni, duhet të heqë dorë nga ekrani për pak kohë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK