Arben Ahmetaj: Kam marrë mesazhe kërcënuese, madje më uruan edhe mirëseardhjen! Nuk kthehem pa dalë e vërteta

Arben Ahmetaj: Kam marrë mesazhe kërcënuese, madje më uruan edhe mirëseardhjen! Nuk kthehem pa dalë e vërteta

1687448893_ahmetajdheavokatinespak.jpeg

Arben Ahmetaj në reagimin e atij para se Kuvendi t’i hapë rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin, thotë se ka marrë mesazhe kërcënuese, madje ai shkruan se këto ditë ka marrë edhe një mesazh mirëseardhje, por ndër rreshta thekson se nuk ka ndërmend të kthehet në Shqipëri pa dalë e vërteta. Ai thotë se edhe Luigjit te XVI ju dha katër ditë kohë përpara se t’i pritej koka, ndërsa atij e avokatëve te mi, as 24 orë.

“Kam mare kercenime (I kam me screenshot e me ze ndoshta), madje se fundi dhe nje mesazh triumfi si mirseardhje…Nese do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi…po jo perpara se e verteta te mari rruge e drite. Shpresoj te dalin sa me shume shkresa e letra te miat, si ajo ato qe BIRN nxori dje, qe qytetaret te kuptojne (aq sa mundet) qe puna “ e fytyres se ngrysur” ka qene ne interes te publikut.

Me kan quajtur “ne arrati”. Mendoj qe kam ikur për arsye serioze familjare ( nje pjese e miqve te mij e dine perse), dhe besoj e mendoj kam ikur prpara se kerkesa e SPAK per imuitetin tim te ket shkuar ne poste per te aritur pas disa ditesh ne kuvend. Kush ka qejf per scoop ta quaje ‘arati. Dhe Luigjit te 16 ju dha kater dite kohe perpara se ti pritej koka, ndersa mua e avokateve te mi, as 24 ore (17 ore gjithsej) per nje dosje 230 faqe e mbushur me supozime e ndoshta ‘palë të treta’ e nje material 60 GB”, shkruan Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Në Kuvend votohej arrestimi, reagon Arben Ahmetaj: Luigjit XVI iu dha 4 ditë kohë para se t'i pritej koka, mua as 24 orë! Dikush më tha 'të duan në burg'


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion