Arben Ahmetaj njollos fitoren e
PS, rezultat negativ në Kavajë

Arben Ahmetaj njollos fitoren e<br />PS, rezultat negativ në Kavajë
Shkëlqimi i fitores historike, në kufijtë e të pabesueshmes, së Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, zbehet nga një rezultat negativ në Kavajë, gjithnjë krahasuar me rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 2013.

Pas kësaj njolle në tablonë e fitores së Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranë, qëndron një emër konkret, ai i Arben Ahmetajt, i cili ka kontribuar për ringritjen e Partisë Demokratike dhe rritjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kavajë.

Kryeministri Edi Rama, drejtimin e fushatës në zonën kur në vitin 2011 u rrëzua miti i Sali Berishës, me një fitore spektakolare të Partisë Socialiste, ia besoi pikërisht Arben Ahmetajt, ministrit më të fuqishëm, madje ndër më të pasurit të kabinetit qeveritar.

Por, ndryshe nga zonat e tjera të Qarkut të Tiranës, ku PS ka shënuar një rritje mesatare prej 3.5, njësitë e Bashkisë së Kavajës, ku fushata është drejtuar nga Arben Ahmetajt, kanë prodhuar një rezultat katastrofik krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të 2013.

Në drejtimin Arben Ahmetajt si përfaqësues politik, Bashkia e Kavajës, me rezultatin negativ, rrezikoi për dy ditë me radhë mandatin e 18 të Partisë Socialiste në Tiranë. Konkretisht, sipas të dhënave, në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, në Kavajë, PS ka marrë 5 173 vota ose 39.92 %, duke pësuar një rënie me 11.43 % krahasuar me rezultatin e katër viteve më parë.

Në Golem, pjesë e Bashkisë Kavajë, PS ka marrë 1 889 vota ose 45.37 %, duke pësuar një rënie me 9.46 % krahasuar me rezultatin e katër viteve më parë. Në Helmes, gjithashtu pjesë e Bashkisë së Kavajës, Partia Socialiste, në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, ka marrë 715 vota ose 44.83 % të votave.

Në këtë njësi, Partia Socialiste ka pësuar gjithashtu një rënie me 5.85 %, krahasuar gjithnjë me rezultatin e arritur në zgjedhjet e 2013. Në të gjithë Bashkinë Kavajë, PS ka marrë 10 215 vota ose 42.68 %, duke pësuar një rënie me 7.67 %.

Rikthehet miti i PD  
Nëse në të gjitha zonat e tjera të Tiranës, Partia Demokratike ka pësuar një disfatë dramatike, Arben Ahmetajt, sipas rezultateve, ka rikthyer mitin e Partisë Demokratike në Kavajë.

Në qytetin e Kavajës, PD ka marrë 5 313 vota, ose 41 %, duke shënuar një rritje me 8.53 %, krahasuar me rezultatin e arritur katër vite më parë. Gjithashtu, Partia Demokratike ka shënuar rritje edhe në dy njësitë e tjera të Bashkisë Kavajë, Golem dhe Helmes, ku Partia Socialiste ka shënuar rënie.

Në drejtimin e fushatës nga Arben Ahmetaj, PS i ka lëshuar terren Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kavajë. LSI ka shënuar rritje në të katër njësitë që përbëjnë këtë bashki. Në qytetin e Kavajës, LSI është rritur me 10 %, në Golem me 8.9 %, në Helmes me 10.5 %, në Synej me 3.5 % dhe në Luz të Vogël me 4.3 %.

Pra kemi një rritje të LSI në të katër njësitë, një ringritje të Partisë Demokratike dhe një rënie të Partisë Socialiste. Në të gjithë bashkinë, krahasuar me 2013, LSI ka shënuar një rrije me 8.5 %, ndërsa PD me 4.75 %. 

ahmetaj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS