Arben Ahmetaj: Sfida kryesore e
“Rama 2” është rritja e punësimit

Arben Ahmetaj: Sfida kryesore e<br />“Rama 2” është rritja e punësimit<br>
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahemtaj deklaron se sfida kryesore e qeverisë ‘Rama 2’ është rritja e nivelit të punësimit. Me rritjen ekonomike dhe të investimeve të huaja, ai shprehet se do të rritet edhe niveli i punësimit në Shqipëri.

“Rritja ekonomike në tremujorin e dytë është 4.06%. Ka një rritje të punësimit dhe të investimeve të huaja. Rënia e papunësisë vazhdon që nga 2014 të jetë në konstante në një nivel 13.9%. Sfida e punësimit është një nga kryesoret e qeverisë ‘Rama 2’. Nuk ka arsye për të qenë të kënaqur me shifrën, ne do ta zbresim përmes zgjerimit të punësimit. Do ta zbresim në nivele njëshifrore” tha ai.

Përsa i përket investimeve të huaja, Ahmetaj u shpreh se “Nga 100%, Shqipëria tërheq vetëm 25% të investimeve të huaja në rajon. Duhet të punojmë shumë, që të tërheqim investimet e huaja serioze, jo thjesht të mëdha”.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS