Lulzim Basha ka akuzuar ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, se gjatë aksidentit që pësoi pak kohë më pare në Maqedoni ka qenë në makinë me personin e quajtur Klodian Zoto.

I menjëhershëm ishte reagimi Ahmetajt. Përmes një mesazhi në Facebook Ministri Financave dhe Ekonomisë thotë:

"Nese Klodian Zoto ka qene ne makine me mua ne aksident (apo ndonjehere ne makine me mua), une jap doreheqjen. Nese jo, ti Luli e jep doreheqjen?"

Klodian Zoto, është pronari i ndëtimeve të disa inceneratorëve të cilët kanë ngjallur debate të ashpëra mes opozitës dhe maxhorancës.

d.c./shqiptarja.com