Arben Ahmetaj, i cili u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit nuk është person nën hetim për ndonjë vepër penale në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme. Kështu iu përgjigj SPAK kërkesës të Report Tv në lidhje me Ahmetajn. Kjo hedh poshtë të gjitha pretendimet e Sali Berishës se Edi Rama bëri ndryshime në qeveri në mënyrë që Ahmetaj të arratisej pasi sipas tij rezulton i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
“Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil. Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij”, tha Berisha sapo u noftuan ndryshimet në qeveri nga kryeministri Rama.
Dy ditë më parë, Rama njoftoi se Arben Ahmetaj nuk do të jetë më zv. Kryeministër, ndërsa vendin e tij si numri dy i Qeverisë do ta zërë Belinda Balluku, e cila do ta mbajë edhe postin aktual të ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërsa ministria e Shtetit për Rindërtimin, për kreun e qeverisë e ka përmbushur misionin, kjo dhe fale kontributit të Ahmetajt. Rama tha se kriza energjetike si dhe integrimi i vendit drejt Bashkimin Europian, janë tashmë dy prioritetet e qeverisë, për të cilat janë bërë edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Ndërkohë në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me BE-në, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se si kryenegociatore është emëruar Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi. Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit. Kreu i qeverisë falenderoi kryenegociatorin Zef Mazi për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
'Air Albania' i përgjigjet Arben Ahmetajt: Paguaj borxhet që na ke, për udhëtimet që ke bërë bashkë me familjarët e tu
29 Janar, 15:22
-
Arben Ahmetaj vë në siklet Belind Këlliçin: A i financon Belinda Balluku protestat e tij kundër Erion Veliajt?
29 Janar, 15:05
-
Arben Ahmetaj nuk është pentito
29 Janar, 13:08
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Zgjedhjet/ SPAK zbardh strategjinë e luftës kundër krimit elektoral! Ja plani i masave, ngrihet Task Force, Dumani në krye! Platformë denoncimi për qytetarët
29 Janar, 10:05
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, vëllai tjetër i Hekuran Dedës shkon në SPAK: T'ia lëmë drejtësisë! Shpejt jep llogari grupi i zjarrit (VIDEO)
29 Janar, 08:04
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Merkoçi në Report TV: Skandal, Balluku me një firmë do japë leje ndërtimi në 2100 km2, SPAK merret me cironkat dhe jo me këtë!
28 Janar, 19:14
-
‘Studio Live’/ Prerja e fondeve nga SHBA? Beqiri: SPAK do fuqizohet më shumë me Trump! Merkoçi: Fondet janë prerë, Sorosi ka hyrë thellë në drejtësi
28 Janar, 19:01
Pas min.te brendshem,zev/kryemin.kane qene gjithmone ata qe e kane pesuar me shpesh e rregullisht.Nje transparence nga ana e Rames, per te mos i hapur rruge spekullimeve per keto levizje, do te ishte me se e mirepritur.
Përgjigjuky kucka ka qen infiltrumi i ilir meta-j per cdo gje dhe ka masakru incerenatoret ne menyre qe te vjelli dhe tja fusi kokes bllakos etj etj dhe dosjen qe e boni si i donte sumatricja ja dha kryemadhit-kurves dhe meta-j ky eshte ahmetaj
PërgjigjuTigri prej letre shume shpejt do te digjet!
PërgjigjuRrezik ka lobuar Vilma Bello me shoket e PS ne Vlore per ta hequr.Eshte grup i fuqishem
PërgjigjuPs e Vlores esht nje familje e bashkuar.Ata e duan shum njeri tjetrin.
Per momentin z Ahmetaj eshte duke u bere cokollate ne vilen e tij ne Valamar Hamallaj. Rrotull vetem katundare me pound nga Hasi I Londres ka megjithese konsiderohet si tiger. Ju vazhdoni te hidhni filxhan se kushedi cfare del. Nuk jane te gjithe hajdute.
Përgjigju