Arben Duka: Veç emri i "piktorit"
lodrën të kalon..

Arben Duka: Veç emri i "piktorit"<br />lodrën të kalon..
Poeti i njohur Arben Duka i ka kushtuar një poezi kryeministrit në detyrë Sali Berisha i cili sot mbledh kabinetin qeveritar në ikje në Tiranë, ndërkohë që kryeministri i ri Edi Rama zhvillon mbledhjen e tij të parë në Vlorë.

Vargjet janë shkruar për Shqiptarja.com

 VEÇ EMRI I "PIKTORIT,LODREN TE KALON..

Eh-or xha Sali,
ta kam silloinë,
kur të lësh pushtetin,
edhe qeverinë!

S'e mendon dot veten,
pa atë detyrë,
s'mendon njeri tjetër,
ta ketë atë zyrë.

Dua të të pyes,
si anës e anës,
a do jesh prezent,
që t'ja dorzosh Ramës?!

Të dalësh mbi veten,
duhen shumë përpjekje,
se për dreq piktorin,
e ke fare vdekje.

Të kam thënë kaq herë,
merre me kadale,
dhe të mos e ktheje,
çështje personale.

Se kështu tëshkon,
zi edhe mëzi,
të dhëmb shumë më tepër,
o xhaxha Sali!

Ti më shumë problem,
o Sali qyqari,
ke më shumë personin,
që zyrën do marri.

Për ty shumë i zi,
do të jetë Shtatori,
se personi është,
pikërisht piktori!

Do hiqje më pak,
more Sali ziu,
sikur fjala vjen,
të qe Pandeliu!

Këdo do pranoje,
në atë timon,
veç emri i piktorit,
lodrën të kalon.

Ti do të duroje,
pa ujë e pa bukè,
veç Ramën mos shihje
në atë kolltuk!

Ti merre me vete,
e kam me gjithëmënd,
Rama s'ulet kurrë,
në kolltukun tënd!.

Hidhe përmbi supe,
për këtë zgjidh natën,
siç hodhe qylimin,
nënëdhjetë e shtatën!

Rama s'ulet kurrë,
jo për karshillëk,
po ai kolltuk,
do t'i sjellë tersllëk!.

S'hyn në atë zyrë,
e ka si fiksim,
pa i bërë me rrënjë,
një dizifektim!

E kam llaf nga brënda,
ndaj ta them me bindje,
se dhe zyra jote,
do ketë një rilindje!

Do ketë një rilindje,
o xhaxha Sali,
besoj se dhe muret,
do lyhen "mavi"! 

Do lyhem "mavi",
o Salë Kapidani,
besoj do pastrohet.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët