TIRANE - Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike për strukturat dhe forumet e reja nuk korrespondojnë me fillimin e sesionit të ri parlamentar që nis më 9 shtator. Pas dorëheqjes nga posti i nënkryetarit të PD dhe njëherësh dhe nga posti i kryetarit të grupit parlamentar të kësaj partie, pa të drejtë kandidimi, i Astrit Patozit ka krijuar një vakuum në strukturën drejtuese të PD, për shkak të dilemës se kush do të drejtojë grupin parlamentar nga 9 shtator kur fillon sesioni i ri parlamentar e deri në fillim të dhjetorit kur Kuvendi Kombëtar i PD zgjedh Këshillin Kombëtar dhe ky i fundit kryesinë, nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarët e tjerë demokratë që do të udhëheqin këtë parti në opozitë.
Statuti e kërkon që nëse njëri nga nënkryetarët tërhiqet dhe nuk drejton as grupin parlamentar, atëherë drejtimin e grupit e merr nënkryetari tjetër. Por nuk mendohet kështu në PD në lidhje me njeriun që do të drejtojë deputetët demokratë deri në dhjetor kur të mblidhet Kuvendi dhe të zgjedhë forumet dhe pastaj këto të fundit strukturat drejtuese të partisë. Kështu, burimet brenda selisë blu saktësojnë se kryetari i ri Lulzim Basha, i mbështetur nga Berisha nuk preferojnë nënkryetaren në detyrë të PD Jozefina Topalli që të jetë qoftë dhe përkohësisht në krye të grupit parlamentar.
Mësohet se preferenca e Berishës dhe e Bashës është që grupin e deputetëve demokratë ta drejtojë përkohësisht ministri aktual i Mbrojtjes Arben Imami, i cili pritet që të jetë dhe kandidaturë e vetme për postin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, në vend të sekretarit aktual Ritvan Bode. Por është dhë një preferencë tjetër, pasi në emër të grupit parlamentar të PD mësohet se do të flasin dhe drejtori aktual i kabinetit të kryeministrit në largim Berisha, deputeti i qarkut të Durrësit Oerd Bylykbashi. Burimet thonë se dilema ekzistojnë dhe për ish-kreun e PD Eduart Selami por dhe të ministres në ikje të Integrimit Majlinda Bregu.
Gjithsesi mësohet se aktori i vërtetë dhe kreu real i grupit parlametar të PD, në mungesë të Bashës në Kuvend do të jetë siç ka qënë në periudhën 1997-2005 vetë kryeministri në largim Sali Berisha. Ndërsa zgjedhjet brenda PD pritet të nisin nga mesi i shtatorit me fushatën për zgjedhjen e krerëve të degëve të kësaj partie në të 12 qarqet e vendit, ku pritet që mbi 80 përqind e emrave drejtues të jenë figura të reja dhe të pakonsumuara më parë.
Paralel me këtë proces do zhvillohet dhe procesi i zgjedhjes së delegatëve për në Kuvendin Kombëtar të PD që pritet të zhvillohet nga fundi i nëntorit dhe filimi i dhjetorit të këtij viti. Kuvendi do zgjedhë anëtarët e Këshillit Kombëtar. Dhe pikërisht ky forum disa ditë më vonë do të mblidhet për të zgjedhur kryesinë, dy nënkryetarët mes çifitit Bylykbashi-Bumçi dhe Pollo-Bregu, sekretarin e Përgjithshëm Arben Imamin, sekretarët e tjerë, nga organizativi deri tek ai i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com