Arben Kraja: Prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO kanë pasur presione dhe kërcënime

Arben Kraja: Prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO kanë pasur presione dhe kërcënime

Kreu i SPAK, Arben Kraja

TIRANË- Marrë shkas nga deklaratat e fundit të ambasadores amerikane Yuri Kim që ka bërë thirrje që të mos bëhet më presione ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve , kreu i SPAK Arben Kraja është pyetur sot nga mediat në Polin e Drejtësisë nëse ka prokuror apo gjyqtarë të kërcënuar. Vetë Kraja e pranoi se ka pasur kërcënime dhe presione ndaj trupës gjyqësore dhe prokurorëve, por teksoi se të gjithë janë marrë në mbrojtje ashtu siç e parashikon ligji.

“Prokurorë e gjyqtarë të SPAK kanë çështje të vështira për të trajtuar qoftë për personazhe të krimit të organizuar. Ka pasur presion, por kanë mbrojtje siç ja parashikon ligji”, tha ai.

Teksa mandati i tij në krye të SPAK po mbaron dhe ende nuk ka asnjë kandidat pretendent, Kraja pati një koment duke thënë se nuk ka asnjë informacion se askush nuk futet në garë për shkak të ndonjë presioni.

“Gara është e hapur s’ka mbaruar afati. Nuk di të ketë trembje”, tha Kraja.

I pyetur nëse pritet arrestimi i ndonjë “peshku të madh”, Kraja u shpreh se puna vijon çdo ditë, teksa përmendi edhe rastin e sotëm ku SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar gjykim për ish kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe 10 persona të tjerë pasi akuzohen për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Çela: Lufta ndaj krimit është prioritet! Pastrimi i parave dhe abuzimi me pronat në bregdet shumë shqetësuese

1666695658_cela.jpg

Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela ka inkurajuar prokurorët që të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë ndërsa theksoi se problemet shqetësuese mbeten pastrimi i parave dhe abuzimi i pronave.

Gjatë mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve, Çela u shpreh se goditja e aseteve me origjinë nga krimi mbetet prioritet i Prokurorisë së Përgjithshme. Gjithashtu kritikoi prokurorinë duke thënë se s'duhet të ketë më dosje të harruara.

“Lufta ndaj pastrimit të produkteve të veprës penale dhe goditja e aseteve me origjinë nga krimi mbeten prioriteti ynë.  Mbeten shumë shqetësuese rastet e abuzimeve me pronat, sidomos me ato në bregdet. Hetimet e nisura duhet të vazhdojnë e të thellohen për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të çdo shkelësi të ligjit. Ndërhyrjet në regjistrat e kadastrës për të cilat ka pasur disa denoncime publike janë tronditëse pasi përveç pasojave që mund të kenë shkaktuar, dëmtojnë thellësisht besueshmërinë e institucioneve përgjegjëse për mbajtjen dhe sigurimin e tyre.  Hetimet kanë disa muaj që kanë nisur dhe publiku pret përgjigje të qarta për dëmin dhe autorët. Nuk mund të vazhdohet më me hetime të bujshme që i mbulon pluhuri i harresës. Duhet të dalin përgjegjësit në të gjitha nivelet, kushdo qofshin ata, dhe rezultatet duhet t’i bëhen të ditura publikut. 

Konstatoj se mbetet shumë për t’u bërë në drejtim të rritjes së performancës së policisë gjyqësore. Sistemi i ri i raportimit të veprimeve hetimore i miratuar para pak ditësh synon një mbikqyrje më të mirë të drejtuesve mbi punën e tyre”, deklaroi ndër të tjera kryeprokurori Olsian Çela.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ahshsh: 26/10/2022 02:28

    Moret lek vodhet dhe ju si t gjith t tj spam na nje ndryshim

    Përgjigju
  • kuli: 25/10/2022 15:14

    pse mo ca prisnit ju tufa me lule dhe falenderime ?! prandaj ju shkon rroga dhe mbrojtja 10 mil muaj...or edepsiza !!!

    Përgjigju
  • ngule: 25/10/2022 14:45

    pse mo ca prisnit ju tufa me lule dhe falenderime ?! prandaj ju shkon rroga dhe mbrojtja 10 mil muaj...or edepsiza !!!

    Përgjigju
  • Ligji: 25/10/2022 13:31

    Kraja mafioz,deri tashti nuk ka bere asgje,te ishin ndonje vend tjetër non gratat,spiunet,hajdutet,kriminelet do ishin me kohe pas hekurave,vazhdon korrupsioni ne spak,duan me mbyll poshtërsirat e tyre gjoja se jane kercenuar,kryeni detyrën ose mos te kishte marre përsipër ate detyre

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 25/10/2022 12:33

    Ty Kraja veçanerisht te "frymzuan" dhe "mikluan" per te te vene,emeruar ne ate post te rendesishem dhe ti duhet tu sherbeje siç bete marrveshjen nentavoline jo vetem me Rilindjen por edhe me "NON GRATA" @ LIKEFLORIRI,gjitonet e Gjirit te Lalzit. Keshtu per Ty o zotni Kraja dhe kategorine tende koha do mbaroj dhe ecja perpara do behet.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë