SHKODER - Një ditë pas marrëveshjes PD- LSI- PS- opozitë parlamentare për Reformën Zgjedhore, ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka thënë se dialogu politik sipas tij mund të kthehet vetëm nëpërmjet formave të garancisë.
"Duhet të rikthejmë dialogun politik në institucione por duhet rikthyer në format e garancisë. Kërkohet që lëvizja qytetare e vetmja zgjidhje që të frenojë shkarjen e situatës dramatike. Duhen vendosur disa ekuilibra midis të cilave të ngihen dhe mekanizmat për një dialog politik." tha Nishani.
Më tej Bujar Nishani ka komentuar nga Shkodra përplasjet mes mazhorancës dhe Presidentit. Ai u shpreh se kjo është një përplasje që ka nisur qe herët dhe nuk bëhet fjalë për përplasje por dhune institucionale. I pyetur për Gjykatën Kushtetuese, ai tha se nuk bëhet fjalë për zvarritje, por proces për të kontrolluar gjyqësorin nga kjo mazhorancë.
"Prej vitesh shqiptarët e kanë parë që mazhoranca aktuale s’ka respekt për shtetin. Kemi mbërritur në një pikë që s’kemi pse të shqetësohemi për raportet institucionale, por për modelin që është identifikuar prej 6 vitesh për dhunën mbi institcuionet shtetin ligjor dhe të drejtat. Mazhoranca ka rikthyer mentalitetin e monizmit. Histori e gjatë përplasjet Presidencë- mazhorancë. Përtej përplasjes së institucioneve është koha që shoqëria shqiptare të marrë përgjegjësitë dhe të kthehet në një lëvizje mbarëpopullore. Vendi po përjeton situatë dramatike dhe vetëm shqiptarët e nxjerrin dot nga kjo. Opozita ka vetëm pushtet moral dhe shpirtëror. Është vetëm bashkëpunimi me qytetarët, projektimi i të ardhmes, nuk ka nevojë për institucione formale. Edhe kur opozita ishte në parlament apo kishte disa bashki ishte e sulmuar egërsisht nga qeveria. Sot nuk bëhet fjalë për krijimin dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë. Bëhet fjalë për një platformë për të asgjësuar gjyqësore. Pushteti real për të kontrolluar një qeveri është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Rasti i vetëm në botë që këto gjykata asgjësohen, dhe qeveria ska asnjë kontroll. Situata është futuar në një krizë aq të thellë sa janë eleminuar të gjithë instrumentat për një dialog politik. Parlamenti nuk ekziston. U mbajtën zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit. Çdo hapësirë për opozitën është dhunuar. Kemi pasur deputetë të opozitës që janë arrestuar, për shkak të opozitarizmit dhe protestës së tyre." tha Nishani.
Po ashtu Nishani hodhi akuza ndaj SPAK, ku e cilësoi indirekt Arben Krajën se ka qenë pjesë e mekanizmit të diktaturës si dhe përmendi anëtarë të cilët janë evidentuar në tentativë për të bërë pazare politike.
"Ajo çfarë është më e keqja, është shkatërruar besimi dhe shpresa për një jetë normale. Ndërtimi i institucioneve të drejtësisë duhet të bazohej te fryma e shpresës dhe besimit. Ne do ta ndihmojmë këtë. Opozita e ka mbështetur SPAK për të krijuar një model besimi tek qytetarët. Por në krye të saj është vendosur një njeri i cili ka qenë pjesë e mekanizmit raprezal dhe dhunues të komunizmit si dhe kur njerëz brenda këtyre instrumentave evidentohen publikisht në tentativa për pazare politike me aktorë politikë, kjo e ka tronditur besimin se këto instrumenta do e rikthejnë këtë frymë. Mazhoranca nuk ka punuar për këtë gjë dhe kjo e trondit shumë besimin e opinionit publik tek këto instrumenta.", tha Nishani.
Nishan po ti a je familje komunistesh qe nga gjyshi yt .Flit per vete se Kraja e ka bere vetingun
PërgjigjuKomunist i qelbur! Si babaj shpirteror i PDse komunisti krimineli i pa ndreqshem Sali Berisha.
PërgjigjuPo flet kapteri
PërgjigjuPo monumentin e enverit te shkolla e bashkuar,kush e mbrojti,bujar nishani me arme ne dore,apo kraja me ligje ne dore.
PërgjigjuMullah jari
PërgjigjuPo ti mor legen ke qene ingranazh i asaj kohe dhe u bere president... ptuu... vemje e keqe..
Përgjigju