Arben Malaj: ADN-ja e Vlorës nuk
ndryshon s`më mundi dot as Berisha

Arben Malaj: ADN-ja e Vlorës nuk<br />
ndryshon s`më mundi dot as Berisha
Ndërsa ka çelur fushatën elektorale në pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë, kandidati i pavarur Arben Malaj, ka deklaruar se ka ardhur koha për ti dhënë fund kryetarëve që mbajnë postin si një karrige të përjetshme. “Ata që janë të suksesshëm, të bëjnë karrierë.

Ata që janë të dështuar, të mos na ndotin qytetin tonë. Karriera ime politike nisi nga kjo sallë, disa e braktisën nga frika, po ne jemi akoma socialistë të Vlorës. Jo vetëm e krijuam PS në Vlorë, por konkurruam dhe në korrik të ‘ 92, bëmë që PS e Vlorës ta bënim zemrën socialiste.

Ka ardhur koha të bëhet histori për ndershmëri dhe jo të hiqen djemtë e Vlorës nga listat. Të gjithë presim të krijojmë një model të ri.Jam i bindur se ADN-ja jonë vlonjate nuk mund dhe nuk duhet të tjetërsohet”, tha Malaj.

Më tej se ai u largua nga partia se kundërshtoi kreun e partisë, teksa u shpreh i bindur se nëse nuk u mund nga kryeministri më parë, nuk do të mundet as nga kreu i PS, i cili kryeson listën e kandidatëve në qytetin e Vlorës. “Vendimi im ishte i detyrueshëm, se më përjashtuan për tu përfaqësuar ju.

Kjo garë mbetet obligimi im dhe një vendim i vështirë. Është e turpshme që të përjashtohemi kështu. E kisha vështirë të vendosja, por krenaria vlonjate më bëri të eci përpara. Por jam i gëzuar që sot njerëzit e kuptojnë pabesinë që është bërë.

I kërkuam Edi Ramës të organizojë forumet rinore dhe forumet e gruas, por ai formatoi strukturat dhe nuk na dëgjoi. Sali Berisha punon njësoj si në 1997dhe ne duhet ta mundim Berishën, prandaj vendosa të kandidoj i pavarur. Mua nuk më mposhti dot Berisha me 1500 vetë që më rrinin vërdallë dhe nuk do më mposhtë as Edi Rama”, shtoi Malaj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN