Arben Tafaj i bashkohet
partisë së Agron Dukës

Partia Levizja Demokratike per vlera Mireqenie dhe Progres e Arben Tafajit i cili se fundi garoi dhe per Bashkine e Tiranes është shkrirë me Partinë Agrare Ambjentaliste.

Arben Tafaj do jetë nënkryetari i ri i Partisë Agrare Ambjentaliste, teksa evidentoi se ky bashkim bëhet mbi bazë programesh dhe idesh.

Ndërkohë kreu i ri i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, gjatë fjalës së tij tha se nuk kemi të bëjmë më një bashkim mekanik njerëzish por një shkrirje organike i dy formacioneve të pjekura politike.

Sipas tij, tregu politik është i etur për një forcë të re politike, me program të qartë e alternativa realiste.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

‘Ti je dritë që na ndriçon’, Cristiano Ronaldo uron me fjalët më të ëmbla Georginën për ditëlindje

‘Ti je dritë që na ndriçon’, Cristiano Ronaldo uron me fjalët më të ëmbla Georginën për ditëlindje