Arbër Çekaj kallëzon penalisht në SPAK prokurorin Edvin Kondili dhe oficeren gjyqësore: Falsifikuan të dhënat në TIMS

Arbër Çekaj kallëzon penalisht në SPAK prokurorin Edvin Kondili dhe oficeren gjyqësore: Falsifikuan të dhënat në TIMS

TIRANË– Arbër Çekaj, biznesmeni i cili akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në Maminas, ka kallëzuar penalisht në SPAK, prokurorin e çështjes Edvin Kondilli si dhe oficeren e Policisë Gjyqësore, Migena Haxhinë. Sipas pretendimeve të Arbër Çekaj kallëzimi ka ardhur pasi i akuzon Kondillin dhe Haxhinë për manipulim dhe të dhëna jo të sakta të sistemit TIMS.

Arbër Çekaj pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia u arrestua në maj të 2018-tës në Gjermani.

Për Çekajn prokuroria kërkoi 21 vite burg ndërsa vetë ai, në një reagim publik shpërndarë nga avokati shprehet se nuk ka lidhje me drogën, por prej vitesh ka nisur një punë të ligjshme me frutat duke pasur edhe fitime të cilat i zgjeruan aktivitetin. Ai hodhi akuza të fortë ndaj prokurorisë shqiptare duke thënë se droga u zbulua nga italianët të cilët montuan kamera në kontenier për dorëzim të kontrolluar por hetuesit shqiptarë e ndalën operacionin duke mos kapur trafikantët e vërtetë dhe duke krijuar një grup kriminal imagjinar. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vasililesheli: 24/12/2019 13:38

    Jepi Arber... Hidhi ne gjyq.Fitojua gjyqin per prishje imazhi. Nuk je i pari. Kur e fitoi gjyqin Fullani per vjedhjen e bankes,pse te mos e fitosh dhe ti ? !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)