Arbëreshët, të vetëm kundër
motit, me traktor e furrë druri

Arbëreshët, të vetëm kundër <br />motit, me traktor e furrë druri
POTENZA – Komuna San Paolo Albanese nddhet në Jug të Italisë në Provincën e Potenzes. Prej 10 ditësh për shkak të kohës së keqe kjo komunë është bllokuar tërësisht duke mos komunikuar rregullisht me pjesën tjetër të Italisë. Siç raportojnë shqiptarët me banim në këtë komunë, San Paolo Albanese është një komunë krejtësisht me popullsi shqiptare arbëresh, e mësuar me kohë dëbore. Në prononcimin për Shqiptarja.com ata thonë se i kanë marrë masat që në verë, si për bagëtitë ashtu edhe me rezervat ushqimore për në dimër. Është një komunë malore ku popullsia merret kryesisht me blegtori e agroturizëm. Në edicionin e mbrëmshëm të kanalit televiziv TG2, raportohej se 350 banorë e komunës kanë dalë duke pastruar rrugët me lopata e me një traktor të pajisur me zinxhirë, të cilin e përdorin për të punuar tokat. Prej disa ditësh komuna ka patur mungesë të energjisë elektrike e për këtë arsye banorët kanë përdorur furrën e drurit, në qendër të komunës për të siguruar edhe bukën e ushqimet për të gjitha familjes.
“Një për të gjithë dhe të gjithë për një” është motoja e arbëreshëve që këto ditë po mundohen t’ia dalin të vetëm, pa kërkuar ndihmën e Romës zyrtare.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024