Arbitrat e bëjnë baltë, por Tirana mposht pastër Laçin

Arbitrat e bëjnë baltë, por Tirana mposht pastër Laçin

Tirana ka hedhur një hap të sigurtë drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë pasi në ndeshjen e parë çerekfinale ka mposhtur me rezultatin 3-0 Laçin.

Në “Selman Stërmasi” pjesa e parë u karakterizua me gabimet e shumta të gjyqtarëve, me ofside të paqena dhe gola të anulluar, por që përsa i përket rezultatit u mbyll me porta të paprekura. Ndërkohë fraksioni i dytë i lojës foli i gjithi për skuadrën kryeqytetase.

Në minutën e 53 sulmuesi anglez Ngoo zhbllokoi shifrat me kokë, ndërsa pak çaste më pas shtatarti do të dyfishonte rezultatin. Për të vulosur shifrat përfundimtare dhe për t’i dhënë një goditje të fortë Laçit mendoi Edon Hasani, që konkretizoi një aksion model të skuadrës.

Me këtë humbje Laçi është thuajse i eliminuar pavarësisht se do të ketë ndeshje kthimi, ndërkohë Tirana vijon me rezultate pozitive që prej ndeshjes së fundit në vitin e kaluar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë