UEFA vijon t'u besojë arbitrave shqiptarë për ndeshje të rëndësishme në arenën evropiane. Një skuadër arbitrash nga Shqipëria është deleguar për të vendosur drejtësi në sfidën mes Jablonec dhe Varazdinit, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Conference League.
Takimi, që do të zhvillohet të enjten, më 30 korrik, në orën 18:00 në Çeki, do të drejtohet nga Florian Lata në rolin e gjyqtarit kryesor. Erind Burgu dhe Egin Doda do të jenë gjyqtarët anësorë, ndërsa Ermis Çelaj është caktuar si arbitri i katërt.
Ky është një vlerësim për arbitrimin shqiptar, pasi UEFA vijon të përzgjedhë gjyqtarët kuqezi për ndeshje në kompeticionet evropiane.
Faximile e faqes së UEFA-s
Komente







