Arbjola Halimi: Ndëshkohet
kush mbron parlamentin nga krimi 

Arbjola Halimi: Ndëshkohet<br />kush mbron parlamentin nga krimi 
Deputetja demokrate, Arbjola Halimi, një nga protagonistet e përplasjes seancën e Kuvendit të enjten, e quan të padrejtë ndëshkimin e 3 deputetëve të opozitës që qëlluan me vezë Kryeministrin.

Përmes një postimi në Facebook, Halimi thekson se absurdi numër një i Byrosë ishte që deputeti i arrestuar në flagrancë vijon me qetësi jetën parlamentare, ndërsa deputetët që u përpoqën të mbrojnë parlamentin nga krimi shkojnë në masë disiplinore.

“Absurdi 2 në Byro: Nuk ka pamje/ filmime që të vërtetohen akuzat. Absurdi 3: Masat disiplinore vetëm ndaj deputetëve të opozitës përse reaguan kur u fyen gratë nga kryeministri i vendit dhe deputetë pa moral të paktën në komunikim”, u shpreh ajo.

Sa i takon caktimit të deputetit socialist, Taulant Balla, si relator i çështjes, ajo tha se ishte një tjetër absurditet, pasi deputeti në fjalë është një nga zërat fyes të grave në Kuvend.

Absurdi 4: Z. Balla relator kryesor në komision. Z. Balla një nga zërat më fyes ndaj grave ne Parlamentin e Shqipërisë. Të gjitha në mbështetje të Albina Dedës. Një grua e hekurt. Bravo Albina”, mbyll reagimin, deputetja Albina Deda. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?