Arbnor Muja la Kosovën për Shqipërinë, trajneri Gliha: Nuk mund ta imagjinoj, diçka që s'duhet lejuar
Primoz Gliha dhe Arbnor Muja
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha ka folur në prag të dy ndeshjeve që Dardanët luajnë kundër Zvicrës dhe Rumanisë, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Përzgjedhësi i Kosovës ka cekur edhe rastin e Arbnor Mujës (Antwerp), sulmuesit të krahut që la Kosovën ku nuk kishte marrë minuta dhe vendosi të pranonte ftesën e Sylvinhos për të luajtur te Shqipëria.
Duke iu referuar rastit, Gliha tha se nuk e ka parë asnjëherë në jetë diçka të tillë, që një lojtar refuzon sepse kërkon minuta.
"Çfarë është më e rëndësishmja është dashuria për kombëtaren. Unë jam nga Sllovenia dhe nuk mund ta imagjinoj asnjëherë se dikush nuk vjen në kombëtare se nuk është futur një lojë dhe një gjë të tillë nuk do ta lejoj. Unë mund ta kuptoj nervozizmin gjatë ndeshjes, por jo të lënë kombëtaren. Në kombëtare vihet për dashurinë ndaj vendit tënd, jo për para e për minutazh. Nuk kam dëgjuar asnjë rast në Slloveni që dikush ka lënë kombëtaren edhe pse atje jetojnë nacionalitete të ndryshme, të cilët po ashtu janë ftuar në kombëtare. Kurrë nuk mund të refuzosh kombëtaren", ka thënë përzgjedhësi Gliha.
Në grupin I kualifikues, Kosova pas katër ndeshjeve mban vendin e pestë me tre pikë, dy më shumë se Andorra që renditet e gjashta. Zvicra me 10, Rumania me 8, Izraeli me 7 dhe Bjellorusia me 3 pikë, kjo është renditja në grupin e Dardanëve që duken larg objektivave.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.3%
-
Jo
13.8%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 521
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim
9 Janar, 12:54
-
Renditja/ Superliga rikthehet me ndeshjet e para për 2025, spikat 'Klasikja' Vllaznia - Tirana! Dinamo në udhëtim, Partizani në shtëpi
9 Janar, 10:17
-
Merkato e Superligës/ Dinamo merr yllin e Tiranës, Egnatia rikthen Fernandon! AF Elbasani dy goditje, përforcohet Laçi
7 Janar, 13:36
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Speciale/ 2024 foli edhe shqip në Gjermani, Evropiani që shënoi historinë e kombëtares
1 Janar, 17:10
-
Nga sot zyrtarisht trajneri i Anglisë, Tuchel do të provojë 'Tre Luanët' kundër Shqipërisë
1 Janar, 15:51
-
1 janar 2025, hyn në fuqi rregulli për të huajt! Nga sot më pak shanse për elementin vendas në futbollin shqiptar
1 Janar, 13:30
-
Ndërrimi i viteve në Kosovë, hedhja e fishekzjarreve del jashtë kontrollit! Një person i plagosur, makina e banesa të dëmtuara në Prizren
31 Dhjetor 2024, 23:00
-
Edon Zhegrova në formacionin e vitit në Francë
30 Dhjetor 2024, 10:55
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8 luhen më 14 dhe 15 janar 2025
30 Dhjetor 2024, 10:00
-
FIFA bllokon merkaton e Vllaznisë, e pësojnë edhe tre klube të tjera shqiptare
30 Dhjetor 2024, 08:52
FAKTI QE KY LOJTAR KA 2 NESHTETESI I JEP TE DREJTEN TE ZGJEDHI KE TE DOJE...NUK KUPTOJ KU QENDRON PROBLEMI
PërgjigjuOre do I thoj njeri ketij hajdarit qe esht shqiptar arbnori dhe zgjodhi shqiprin se kosova esht shqipri
PërgjigjuOre palle nuk e ka lene per arabine saudite se ofruan shume leke... e ka lene per kombtaren e kombesise se vet
Përgjigju