Arbri fitues i BB5, çmimi i madh
për herë të parë në Kosovë

Arbri fitues i BB5, çmimi i madh <br />për herë të parë në Kosovë
TIRANE- Pas 3 muajsh qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dje në mbrëmje u shpall edhe fituesi i Big Brother Albania 5. Ishte pikërisht Arbri ai që arriti ta fitonte çmimin e madh prej 100 milion lekësh. 25-vjeçari nga Prishtina, ka qenë një nga banorët më të fortë dhe më karizmatik, të këtij reality show. Ai është shprehur shpeshherë se nëse do të fitonte çmimin e madh, do ta ndante atë me familjen e tij.

Në këtë finale ai ishte përballë konkurrentit nga Tirana, Armand Osmani, i cili u rendit i dyti. Arbëri është i pari konkurrent nga Kosova që fiton cimin e madh.  Ndërkaq konkurentja e tretë, që la shtëpinë e Big Brother ishte vajza nga Babani, Genta, ndërsa çifti Ermali dhe Françeska, ishin finalistët që lanë të parët shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Për Ermalin ky ishte nominimi i tij i parë, dhe mesa duket publiku shqiptar, e penalizimi duke e nxjerrë nga loja të pestin. Opinionisti, Arjan Konomi tha se, Ermalin e penalizoi sjellja e tij, kurse Françeska sipas Konomit, “eci shumë mirë dhe renditja e katërta ishte një fitore për të”. Por surprizat për 5 finalistët por edhe për publikun ishin të shumta.

SURPRIZAT E NATES FINALE
Shtëpia e BB ishte shndërruar në një arenë multifunksionale, në hapësira të reja, ambiente surprizë, teknologji e lartë dhe një konceptim super modern, për finalen e madhe të edicionit të pestë të reality show-t. Françeskës i ishte rezervuar një surprizë e veçantë. Ajo takoi Denisën motrën e saj, e cila ishte e veshur nuse duke sfiluar kështu për herë të parë për Françeskën. Ajo mbante të veshur fustanin që modelja 18- vjeçare nga Vlora, do të veshw në datën 5 qershor për sfilatën e “Geraldina Sposa”.
Edhe Ermalit i ishte përgatitur një surprizë. Ai duhet hapte disa kuti. Në të to ishin disa objekte që e lidhnin Ermalin me kujtimet e tij të fëmijërisë. “Vëllai i Madh” i solli brenda shtëpisë, shokët dhe një kushëri të Ermalit. Ata rikujtuan momentet më të bukura të fëmijërisë dhe qytetin e vogël jugor, Memaliaj ku sipas tyre
kanë kaluar momentet më të bukura.
Një surprizë e mrekullueshme iu realizua Liamit. Brenda shtëpisë së Big Brother hyri Evelin e dashura e tij gjermane. Ajo ishte veshur si një nuse dhe Liami i propozoi për martesë. “Vëllai i Madh” i kishte sjellë edhe një unazë martese, me anë të së cilës ai i propozoi të martoheshin, dhe ajo e pranoi. Ky ishte një moment shumë emocionues për Liamin dhe Evelin, të cilët pohuan se e duan shumë njëri-tjetrin.

Genta ndoqi një video ku vëllai i saj, kishte përgatitur një videoklip dhe një këngë hip-hop, me një tekst kushtuar lojës së saj në Big Brother. Më pas Genta u takua me vëllanë e brenda shtëpisë së Big Brother. Ai u shpreh se, familja dhe ai e kanë mbështetur Gentën gjithmonë.
Ndërsa për Arbërin ishte rezevuar një surprizë e veçantë. Ai bëri 6 telefonata vetëm me nënën e tij dhe më pas ajo hyri në shtëpinë e Big Brother. Arbëri e kishte shprehur shpeshherë dashurinë e veçantë që ndjente për nënën e tij, ndaj dhe Vëllai i Madh solli, pikërisht nënën e tij në natën finale të spektaklit. Të dy shijuan këngën e famshme të Christina Aguilerës, ‘Oh Mother”, të cilën e performoi Rina shoqja e Arbërit nga Prishtina.

Një moment komik ishte baleti i “All the single ladies”, që tre djemtë finalistë, Arbëri, Liami dhe Ermali performuan të udhëhequr nga ish-konkurrenti i eleminuar i BB5 dhe balerini nga Tirana, Graciano. Ata ishin në sfidë me balerinat profesionistë të trupës së baletit të Top-Channel.

ARBRI FITON 85 MILIONE LEKE
Arbri u shpall kështu fitues i Big Brother Albania 5, por ai nuk do të marrë 100 milionë lekë , por 85 milionë lekë. Kjo për shkak se ai ka hyrë më vonë se grupi i parë i personave që u bënë pjesë e Big Brother Albania 5. Sipas rregullave të BB5, çdo ditë vlerësohet me 100 mijë lekë të rinj dhe për totalin 100 ditë që zgjat ky reality show, shuma e përgjithshme është 10 milionë lekë. Meqenëse Arbri hyri 15 ditë më pas në shtëpinë e BB5, vlera u ul në 8.5 milionë


25 konkurrentët e BB5

 

Big Brother nisi në 18 shkurt me plot surpriza dhe me shumë banorë. Kanë qenë 25 konkurrentë pjesëmarrës në këtë reality show. Ata kanë qenë jo vetëm nga vende të ndryshme, por edhe karaktere e mosha krejt të veçanta. E para që hyri në shtëpinë e madhe të Big Brother ishte Genta. Vajza nga Devolli, që falë lirshmërisë dhe të folurës së saj dialektore të këndshme, u bë menjëherë familjare për publikun.


Ky ndërkaq ky edicion i pestë është cilësuar si një nga BB me meshkujt më të bukur, kanë qenë 4 modele ata që janë bërë pjesë e tij. Meti, Elvisi, Vlashi dhe Ermali kanë qenë 4 modelet e Big Brother Albania 5. Një tjetër banorë surprizë i këtij spektakli, ishte edhe Edgari 52 vjeçari nga Tirana. Edi ishte i njohur për publikun shqiptar, nëpërmjet një emisioni televiziv që ai drejtonte, por edhe si fitues i çmimit prej 52 milion lekësh në quiz

show-n e Agron Llakës, “Kush do të bëhet milioner”. Nata e parë e Brother ishte surprizë edhe për Gracianon, i cili hyri shumë ndryshe nga banorët e tjerë në shtëpi. Ai u dallua për lojën e tij në BB, por krijoi një lidhje me Lorenën një tjetër konkurrente të këtij reality show. Klaudja ishte një tjetër banore e BB5, ajo pranoi të hiqte dorë vetnga loja, pasi ndihej e lodhur dhe e stresuar brenda shtëpisë.


Klaudja pati një pëlqim për Erionin , konkurrentin i cili e la lojën një javë përpara finales së madhe, por që rezultoi jo i suksesshëm, pasi Erioni u rilidh përsëri me të dashurën e tij që jetonte në Greqi.Një tjetër banore që hoqi dorë nga gara dhe nga çmimi i madh, ishte Besarda. Pa kaluar ende 24 orë nga dita e parë ajo pranoi të dilte nga BB, duke pohuar se nuk jetonte dot e izoluar. Flori nga Baldushku ishte një tjetër banorë që e la shpejt shtëpinë e BB, duke u

pasuar nga Arjola, Anila, Albulena, Mirjeta etj.


Ashtu si në çdo BB edhe në këtë edicion të pestë nuk munguan çiftet, dhe një prej tyre ishte edhe Ermali me Françeskën. Çdo puntatë e këtij spektakli ishte e mbushur me surpriza dhe me banorë të rinj, banorë që hyn me vonesë ishin Ermira, Doloreza, Grandiola, Dritani, Arbri që arriti të ishte në finalen e këtij spektakli. Arbri krijoi një miqësi shumë të ngushtë me Liamin brenda shtëpisë, por nuk e dimë sesi do të jetë tani që të dy janë jashtë.



Sakaq, pjesa tjetër e parave, 1.5 milionë lekë të rinj do të ndahet mes Gentës, Françeskës, Ermalit e Liamit, pra përkatësisht afro 400 mijë lekë për secilin.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë