TIRANE-Deputeti i PS, Erjon Braçe ka qenë politikani i parë që ka reaguar pas ekstradimit në Shqipëri të Izet Haxhisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai u shpreh se 'Nëse ka drejtësi duhet të presim tërmet'.
Ish-truproja i Presidentit Berisha u arrestua në vitin 2006 në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Haxhia u vetëdorëzua tek autoritetet turke pak javë më parë. Ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ish-truproja i Sali Berishës nuk e ka pranuar kurrë.
Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi Izet Haxhia është shprehur vazhdimisht se ka prova që fajësojnë ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë e skenarit që çoi në ekzekutimin e Azem Hajdarit pak metra larg selisë blu 12 shtatorin e vitit 1998.
Postimi i Erjon Braçes
-
O BRACE DREJTESINE PO E SHOHIM ME TAHIRIN me TY ME TAULANT PALLEN ME SPIROPALIN DREJTESIA DO SHKOJE PERPARA
Përgjigju-
Po te kishte qofte dhe nje deputed te ndershem, vertet do te kishte nje shtet ligjor dhe drejtesi.Po ata burra kane vdekur.Me falni per shprehjen kjo ishte shkerdhatokracia.Deputetet kane parullen:Ngryse edhe kete dite,te rrembejme c'te mundim.Padrejtesite per pronaret e ligjshem,kusaria e pangopur ,ky ishte motivi i udheheqesve te cdo Partie.Sa eshte pasuria e Sali kriminelit,e Ajdar rrugacit,mund te behet e ditur per popullin dhe intelektualet e ndershem?Me rrogat e kane fituar? NUK RREGULLOHET KURRE KY VEND.I udhehequr nga kusaret katundaro-shpellare te pangopur.
-












Komente
Komento