Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka firmosur lëvizjet e para na radhët e drejtuesve të Uniformave Blu. Nr.2 i policisë është emëruar një grua. Aida Hajanaj ka marrë detyrën e zv.drejtoreshës së Përgjithshëm, duke qënë krahu i djathtë i Ardi Veliut. Hajanj zëvendëson në këtë detyrë Rebani Jaupin, i cili është emëruar Drejtor i Menaxhimit të të dhënave.
Tabela- Lëvizjet në Polici
Aida Hajnaj- Zv.drejtore e Përgjithshme
Gjovalin Loka- Dr. për Rendin e Sigurinë
Rebani Jaupi- Dr.i Menaxhimit të të Dhënave
Enkeljeda Tosku- Drejtor i Kufirit Tiranë
Theodhori Gravani- Drejtor Shërbimet Mbështetëse
Shaban Nexhi- Drejtor i kufirit e Emigracionit
Andi Likaj- Shefi i iNTERPOL
Shkelzen Rexhepi- Shef sektori EUROPOL
Ndërkohë drejtorët e Policisë në Shkodër dhe Lezhë janë larguar nga detyrat që mbanin. Gjovalin Loka i është besuar posti i rëndësishëm për drejtimin e Departamentit për Rendin e Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë. Drejtori i Policisë Lezhë Bledar Çeliku është emëruar në krye të Task-Forcës në Ministrinë e Brendshme.
Gjithashtu Enkelejda Tosku është emëruar në krye të Policisë kufitare në Tiranë Theodori Gravani do të marrë detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse, Shaban Nexhi është emëruar në krye të Policisë Kufitare dhe Migracionit. Andi Likaj është vendosur në krye të INTERPOL, ndërsa Shkëlzen Rexhepi do drejtojë zyrën e Europol.
Emri më i përfolur në kryje të Policisë së Tiranës është Kastriot Skënderi.
Pritet që lëvizjet në Polici të vijojnë deri në fund të javës. Ardi Veliu do të bëjë emërimine drejtorëve të policisë në Shkodër e Lezhë. Ndryshime pritet edhe në Durrës, Korcë, Elbasan dhe disa drejtori të tjera. Përveç drejtorëve do të ketë ndryshime edhe në nivel shef komisariatesh, që gjithashtu do të jenë pjesë e ristrukturimit të uniformave blu, atë që ka paralajmëruar pak ditë më parë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO