TIRANE, 3 Shkurt /ATSH/- Eksperti i ekonomisë Ardian Civici u shpreh per ATSH- në se liberalizimi tregut, pas shfuqizimit të vendimit "për udhëzimin mbi tregun e karburanteve në Shqipëri" që miratoi Ministria e FInancave, do të ndikojë në uljen e çmimit të karburanteve në tregun vendas.
Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri u jepet mundësia pikave të shitjes me pakicë të vendosin për çmimin e naftës dhe benzinës.
Sipas Civicit, nuk do të jenë më kompanitë e mëdha të furnizimit me naftë që do të vendosin mbi çmimin për konsumatorët. Më shfuqizimin e këtij udhëzimi pikat e pakicës shtojnë mundësitë për të bërë presion mbi kompanitë e mëdha për vendosjen e çmimeve në treg duke rritur më shumë konkurrueshmërinë. Ndërsa ulja e çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare do të mund të reflektohet edhe në vendin tonë.
Udhëzimi numër 17 i vitit 2008 i miratuar nga qeveria e mëparshme për të shmangur evazionin në tregun e karburanteve, por edhe për të lehtësuar mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Por kjo skemë krijoi një situatë të pastër oligopoli duke kufizuar konkurrencën, pasi çmimin final në treg e përcaktonin vetëm një grusht i vogël kompanish importuese. Ndërsa pikat me pakicë praktikisht nuk konkurronin, pasi ishin të detyruara të shisnin me çmimet e diktuara nga importuesit.
Ndërsa ekspertët e fushës shprehen se edhe ndërhyrja e Autoritetit të Konkurrencës për hetimin e këtij tregu mbi fiksimin e çmimit të karburanteve do të jetë një tjetër faktorë që do të mbështesë uljen dhe vendosjen e çmimit real të këtij produkti në vendin tonë. e,xh/f.n/









