Ardian Takaj: Arritëm objektivat tonë
për Dajën flasin rezultatet

Ardian Takaj: Arritëm objektivat tonë<br />për Dajën flasin rezultatet<br>
Për mikorfonat e supersport është ndalur të flasë në përfundim të ndeshjes edhe bosi i ekipit korçar, Ardian Takaj.

Takaj deklaroi se është optimist për të ardhmen dhe u shpreh i lumtur për fitoren e arritur.

“Pavarësisht se nuk arritëm të kualifikohemi, skuadra e arriti objektivin e saj në Europë. Morëm një fitore mjaft të rëndësishme, që na duhet për të rritur koefiçientin në Europë. 5 pikë në fazën e grupeve dhe asnjë humbje në shtëpi, besoj se janë një rezultat mjaft i kënaqshëm, ndaj jam i lumtur”, tha bosi i korçarëve.

“Sot më pëlqeu më shumë grupi. Nuk veçoj individë, sepse forca e vërtetë e këtij Skënderbeu, është grupi i ndërtuar”, tha Takaj.

Gjithashtu bosi i Skënderbeut u shpreh i kënaqur për punën e trajnerit Daja, duke deklaruar se rezulatet flasin vetë.

“Nuk kam çfarë të them për Dajën, sepse për të po flasin rezultatet. Ai është trajneri i duhur për ne dhe do të vijojmë një rrugë të gjatë bashkë. Objektivi në Europë u arrit dhe tani duhet të punojmë për të fituar titullin kampion” përfundoi Ardian Takaj.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE