Ardit Gjebrea, baba shembullo

Ardit Gjebrea, baba shembullo
Edhe pse gjatë gjithë javës është i ngarkuar me impenjimet televizive, Ardit Gjebrea gjen gjithmonë kohë për t’u kujdesur për djalin e tij. Sa herë që Joni kthehet nga Vjena ku edhe ndjek studimet e larta, Arditi i kushton të birit vëmendjen maksimale. Ja ky moment është pikërisht një prej tyre: Atë e bir kanë vendosur të ndjekin një film në kinema Millenium në kryeqytet, pa praninë e dy vajzave të familjes, Anilës dhe Anës. Ndoshta pas filmit ata mund të pijnë edhe ndonjë kafe si dy burra e të bisedojnë mes tyre për temat të familjes, pse jo edhe ndonjë sekret të Jonit nga jeta e tij private në Austri, që ai nuk e ka ndarë ende me të atin.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)