Ardit Gjebrea e Zana Çela
Zbulohen fotot e vitit 1978

Ardit Gjebrea e Zana Çela<br />Zbulohen fotot e vitit 1978
Zbulohen dy foto të fëmijërisë të Ardit Gjebresë dhe Zana Çelës, të cilët kanë kënduar në Festivalin e 16-të të Këngës për Fatosa dhe Pionierë që është zhvilluar në Shkodër nga datat 21 deri më 23 prill të vitit 1978. Ata së bashku me sopranon e njohur Inva Mula, janë konsideruar si solistët më të talentuar në artikullin e revistës “Nëntori”. Gjebrea dhe Çela kanë prezantuar të dubluar këngën aq të njohur edhe sot “Këndoj për ty moj nënë”. Kështu ishte tradita e festivaleve në atë kohë. Çdo këngë ngjitej në skenë nga dy interpretues. Kënga “Këndoj për ty moj nënë” ka qenë fituese e çmimit të dytë dhe ka për autorë S.Tapinë dhe Avni Mulën. Fotot zbulohen në numrin 6 të revistës “Nëntori” të vitit 1978. Derisa të dy këngëtarët kanë dalë ekskluzivisht me foto në këtë revistë letraro-politike, ndërsa vendin e parë e kishte fituar kënga për diktatorin “Xhaxhi Enver midis nesh”, është një tregues se Gjebrea Dhe Çela kanë bërë shumë përshtypje në atë festival me talentin e tyre.

ardit gjebrea 1978

Shfaqjen e këtyre talenteve në festival e dëshmon gazetari Tasim Hoshafi që ka bërë artikullin “Suksesi i këngës për fatosa e pionierë”, i cili e ka cilësuar festivalin e 16-të “një sukses të madh”. Në listën e të talentuarve ndër të parat është edhe Inva Mula, sopranoja e njohur shqiptare. Ja renditja sipas listës e këngëtarëve më të vlerësuar: janë H.Llambro, Z.Çela, Inva Mula, A.Gjebrea, M.Shpata, M.Toska, P.Nakuçi. Në këtë listë prej gjashtë vetësh, tre prej tyre janë bërë emra shumë të njohur në botën e muzikës. Në faqet e revistës “Nëntori” flitet se “festivali i 16-të kombëtar i këngës për fatosa e pionierë si një nga aksionet e para artistike të këtij viti me karakter kombëtar u kurorëzua me sukses. Gazetari Tasim Hoshafi e ka cilësuar një hap të mëtejshëm cilësor si në përmbajtjen ashtu dhe ne realizmin artistik festivalin. Ai ka komentuar se “Me gjithë arritjet në krijimtarinë muzikore të këngëve të festivalit, sidomos mbështetja e saj në intonacionet e muzikës popullore, kërkon në të ardhmen një kristalizim të mëtejshëm në përshtatje me moshën, psikologjinë botën emocionale fëminore dhe qartësinë e saj në koncept dhe interpretim.”.

zana cela ne festivalin e 16 per fatosa e pioniere

Përmes këtij artikulli zbulohet se ka kërkesa për rritjen e cilësisë së vokalit. Dalja në skenë e artistëve të tillë si Inva Mula, Ardit Gjebrea dhe Zana Çela e ka bërë festivalin e 16-të të këngës për fatosa dhe pionierë që jo vetëm të cilësohet si i suksesshëm nga shtypi i kohës, por edhe si një start për ndryshime cilësore në festivalet e ardhshme. Por aty theksohet se festivali i 16-të shënoi një ecuri të dukshme në të gjitha drejtimet. Të vjen mirë kur sheh se njerëz të njohur në skenën shqiptare dhe ato botërore kanë qenë protagonistë të një suksesi të tillë. Kjo e bën akoma më interesante zbulimin dhe botimin e këtyre fotove nga “Shqiptarja.com”

(dhh/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin