TIRANË - Prezantuesi i njohur, Ardit Gjebrea është pozicionuar pro Rilindjes, por pasi ka fituar Rilindja e jo më parë. Ai ka komentuar në faqen e tij në Facebook dhe ka bërë thirrje për "respekt të votës së qytetarit", "shumica e të cilës ka zgjedhur të majtën". Gjebrea ka kujtuar që "tani është provimi i fundit për vendin tonë".
"Personalisht uroj, që këtë herë vërtet politika të ndryshojë jetën e atyre, që ende diskutojnë bukën e gojës, të ketë sy të shohë dhe veshë të dëgjoj zërin e atyre, që bërtasin nga dhimbja e një jetë të vështirë. T'u japë të sëmurëve siguri jete dhe jo të paguajnë rryshfete për jetën; dhe asnjë mbështetje injorancës dembele, që të tund diplomën e blerë para fytyrës", koment që e pozicionon atë në kahun e kritikave ndaj qeverisë së të majtës, edhe pse Gjebrea punon në një televizion, që njihet për orientimin e tij pro qeverisë.
"E bëj këtë koment të gjatë tani, që të mos keqkuptohem më vonë nga askush. Nuk kam ende interesa politike; jam i lumtur kur shoh vetëm fytyra të qeshura. Populli zgjodhi - politika të përveshë mëngët E PASTRA!", shkruan Gjebrea 6 orë më parë, kur kuptohej tendenca majtas e rezultatit.
KOMENTI I PLOTË I ARDIT GJEBREAS PAS ZGJEDHJEVE
"Tani është provimi i fundit për vendin tonë. Numëruesit duhet në qetësi të përfundojnë punën dhe me po aq qetësi të japin rezultatin. Forcat politike duhet të mos ndërhyjnë në këtë proces dhe të presin rezultatin, duke respektuar çdo votë qytetari.
Në fund, t'i japin dorën njëri-tjetrit. Kjo do të ishte pamja që meritojmë! Ndërkohë, shumica e ka zgjedhur të majtën në udhëheqje. Numrat duken qartë dhe këtë herë duhen studiuar me kujdes. Po krijohet një trend, i cili gjithashtu duhet respektuar, siç edhe intuita popullore. Kush u mbështet më shumë dhe kush u rrit më shumë, me besimin nga vota e shprehur?
Personalisht uroj, që këtë herë vërtet politika të ndryshojë jetën e atyre, që ende diskutojnë bukën e gojës, të ketë sy të shohë dhe veshë të dëgjoj zërin e atyre, që bërtasin nga dhimbja e një jetë të vështirë. T'u japë të sëmurëve siguri jete dhe jo të paguajnë rryshfete për jetën; dhe asnjë mbështetje injorancës dembele, që të tund diplomën e blerë para fytyrës.
E bëj këtë koment të gjatë tani, që të mos keqkuptohem më vonë nga askush. Nuk kam ende interesa politike; jam i lumtur kur shoh vetëm fytyra të qeshura. Populli zgjodhi - politika të përveshë mëngët E PASTRA!".
KOMENTI I TË DIELËS SË 23 QERSHORIT NGA GJEBREA
Do vijë ndonjë ditë që zgjedhjet të jenë pa zhurmë? Mediat të jenë me programet e tyre normale dhe të japin info vetëm në lajme?
Dikush që jeton në Gjermani më tha se kur ka zgjedhje atje, as nuk kuptohet. Një ditë normale si të tjerat, njerëzit votojnë në paqe dhe rezultati pranohet nga të gjithë.
Kur vjen puna për krenaritë personale, themi: e çfare kanë ata më shumë se ne? Njerëz ata, njerëz ne.
Por duke parë ditën e sotme, çdokush kupton se jemi larg atij qytetërimi. Fjala 'respekt për kundërshtarin' është jashtë fjalorit politik, ndërsa fjala dashuri për tjetrin është ende në minorancë.
Të paktën në komentet tuaja jepni pak shpresë, edhe sikur t'ju vije nga thellësitë që e keni vështirë e ju duhet kohë ta nxirrni.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com