Arenca Trashani përfundon në
gjykatë, s'paguan faturën e celularit

TIRANË - Arenca Trashani, deputetja e Partisë Demokratike paditet nga një kompani celulare, pasi nuk ka paguar faturën e telefonit.

Padia është regjistruar në janar të këtij viti në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej dt.15 maj 2013 çështja ka kaluar në shqyrtim gjyqësor, padi për të cilën sipas shënimeve të gjykatës është vënë në dijeni dhe deputetja.

Arenca Trashani i detyrohet kompanisë së telefonisë celulare një shumë prej 122.462.30 lekësh ndërsa nuk saktësohet periudha në të cilën është lënë pa paguar kjo faturë.

Trashani, veç angazhimit në fushatën elektorale në qarkun e Shkodrës, ku kandidon sërish, do duhet të përballet dhe me gjykatën për detyrimet kontraktuale të parespektuara prej saj, siç pretendon kompania celulare.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO